
Në pritje të Kaka, Milani hedh sytë përreth dhe shënjestron Giusepe Rosin si përforcimin e duhur. Nga spanja bëjnë të ditur se kuqezinjtë kanë bërë një ofertë prej 6 milion eurosh plus bonuse për Vilarealin. Nëndetësja e verdhë, tashmë e rënë në segunda divizion, e vlerëson sulmuesin të paktën dyfish. 25 vjecari vlerësohet shumë nga drejtuesit e Milanit, por që në të vërtetë përbën një rast më vete, pasi më 11 prill ka këputur për herë të dytë ligamentin e kryqëzuar. Galliani kërkon të bëjë goditjen surprizë. Tratativa mund të hyjë në faza më të avancuara duke parë që vlera e kartonit të futbollistit të lindur në amerikë nuk është shumë e lartë, teksa edhe vilareali nuk mund ta mbajë duke parë rënien nga kategoria. Pretendimet e tyre për 11 apo 12 milion euro mund të bien shpejt në mënyrë që të nisen negociatat. Oferta e kuqezinjve prej 6 milion eurosh plus bonuset është shumë e mirë si pikë nisje.
Kostot e këtij operacioni nuk janë shumë të larta dhe hyjnë në parametrat e vendosura nga Milani. Megjithatë një pikëpyetje ekziston, forma fizike e Pepitos. Bëhet fjalë për një futbollist 25 vjecar që ka dëmtuar dy herë ligamentin e kryqëzuar. Rosi është akoma në rikuperim dhe nuk mund të zbresë në fushë deri në fund të vitit. Por Milani është gati për ta blerë dhe për të ndjekur me kujdes kurat e fundit drejt riaftësimit. Topi në këto momente kalon tek stafi mjekësor i kuqezinjve.