Boks, pezullohen arbitrat e olimpiadës

Olsi Karagjozi

Përditësuar: 3 Gusht, 2012

Boks, pezullohen arbitrat e olimpiadës

Hije skandali në boksin e olimpiadës. Një ditë pasi japonezit Satoshi Shimizu iu dha fitorja në tavolinë, duke hedhur poshtë vendimin e gjyqtarëve, arbitri turk i takimit dhe zyrtari azerbajxhanas u përjashtuan nga olimpiada.

Komisioni i disiplinësm pezulloi për një afat të pacaktuar edhe arbitrin gjerman Frank Scharmach. Të tre gjyqtarët dhanë vendimin në dëm të boksierit japonez edhe pse ai hodhi 5 herë K.O rivalin e tij uzbek.