City insiston për De Rossin

Elvis Rexha

Përditësuar: 7 Gusht, 2012

City insiston për De Rossin

Manchester City nuk heq dorë nga blerja e mesfushorit të Romës, daniele De Rossi. Sipas shtypit anglez qytetarët janë gati të bëjnë një ofertë konkrete e cila varion nga 25-30 milion euro për mesfushorin e përfaqësueses italiane.

Për momentin në Trigoria nuk ka asnjë ofertë në tavolinën e drejtuesve të Romës, por ata kanë reaguar duke e cilësuar edhe një herë De Rosin të pashitshëm. Sipas tyre kapiteni i të ardhmes nuk lëviz nga kryeqyteti për asnjë shifër.