
Legjenda e futbollit botëror, braziliani Pele, mendon se talenti 20-vjecar i Santosit, Neymar, mund të bëhet më i mirë se Lionel Mesi, madje mund të kalojë edhe Diego Armando Maradonën. Pele e lëshoi këtë deklaratë I ftuar në një event në Sao Paolo. Sipas tij, Messi është një kopje e Maradonës për nga tiparet, por kampioni i botës në vitin 1986 me Argjentinën nuk ka patur aftësitë e duhura në goditjet e topit me kokë.
“Maradona ka qenë një futbollist i madh, por ai luante vetëm me këmbën e majtë dhe nuk njihet si një goditës i mirë i topit me kokë. Mund të them se Lionel Messi është një kopje e tij. Për këtë arsye mendoj se Neymar mund të bëhet më i mirë se ata.”
Pele konsiderohet si futbollisti më i mirë në historinë e futbollit, pasi ka shënuar 1284 gola gjatë karrierës së tij nga viti 1956 deri më 1977. Ndërsa ylli i Santosit, Neymar, në moshën 20-vjecare ka arritur shifrën e 133 golave gjatë 3 viteve si profesionist me Santosin. I pyetur nëse Neymar mund të bëhet edhe më I mirë se ai, Pele u përgjigj:
“Nuk është e lehtë ta thuash këtë, sepse do të jetë shumë e bështirë për Neymar që të arrij këto shifra. Ai është një futbollist i jashtëzakonshëm por ndonjëherë ka treguar se nuk është mjaftueshëm I pjekur për të marrë përsipër disa përgjegjësi.”
71-vjecari Pele ka luajtur 92 ndeshje me Brazilin, duke shënuar 77 gola, ndërsa tri herë radhazi në vitet 1958, 1962 dhe 1966 ka fituar kupën e botës me selesaon.