Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Asgjë serioze, Pique gati për Portugalinë, rikthehet edhe Carvajal

Asgjë serioze për Gerard Pique. Mbrojtësi i Barcelonës i cili një ditë më parë u largua përpara kohe nga stërvitja për shkak të një goditjeje që mori në gju, është stërvitur normalisht këtë të martë dhe do të jetë plotësisht i gatshëm për derbin iberik ndaj Portugalisë të premten.  Por lajmet e mira nuk mbarojnë këtu për trajnerin e La Rojas, Julen Lopetegui i cili pas Botërorit do të marrë drejtimin e Realit të Madridit. Dani Carvajal është stërvitur rregullisht me grupin këtë të martë duke hedhur pas shpatullave dëmtimin që pësoi në finalen e Champions League ndaj Liverpoolit. Megjithatë Carvajal nuk do të sforcohet dhe ndeshjen e parë ndaj Portugalisë pritet ta ndjekë nga stoli për të zbritur rregullisht në fushë në takimin e dytë në grup.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...