Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Barca, ikën Neymar vjen Coutinho

Transferimi i Neymar te Paris Sant Germmain do të ketë një efekt të menjëhershëm domino në merkaton e futbollistë. Kjo lëvizje do të pasohet me të tjera goditje të mëdha, ku pa dyshim protagoniste kryesore do të jetë Barcelona.

Klubi katalan, me arkat e mbushura nga shitja e yllit të “Selecaos” do të hidhet menjëherë në sulm për blerjen e një tjetër futbollisti brazilian, Filipe Coutinhon. Plani i drejtuesve bluagrana është që brenda 7 gushtit, ditë kur do të zhvillohet sfida me Chapocoensen për trofeun Gamper,  ta ketë mbyllur marrëveshjen me Liverpulin, duke i paguar klubit anglez 100 milionë euro për kartonin e futbollistit. Ndaj presionit të vazhdueshëm të Barcës, pritet të dorëzohet edhe Jurgen Klopp, që e ka kundërshtuar me forcë mundësinë e largimit të Coutinhos nga “Anffield”.

Në fakt ndërhyrja e mënjehershme në merkato pas shitjes së Neymar synon të mos u lërë vend polemikave apo keqardhjeve. 222 milionë euro që Barcelona do të përfitojë nga kartoni i Neymar, mjaftojnë jo vetëm për Courinhon, por edhe për të blerë emra të tjerë të rëndësishëm si Mbappe, Di Maria, e vecanërisht talenti i Dortmundit Dembele, dëshira më e madhe e trajnerit Ernesto Valverde.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...