Futboll

Futboll
MESSI RIKTHEHET TE BARCELONA PAS PUSHIMEVE
  • Lexuar 931

Barcelona, Messi dhe Macherano “surprizojnë” skuadrën

Lionel Messi dhe Javier Mascherano hedhin pas krahëve zhgënjimin e Kupës së Amerikës ku Argjentina u mund në finale nga Kili, duke u bashkuar me Barcelonën pas pushimeve të shkurtra. Edhe pse Luis Enrique u kishte caktuar si afat final ditën e Hënë, në mënyrë surprizë, dy argjentinasit u prezantuan në qendrën stërvitore të Barcelonës disa ditë më herët pasi kërkojnë të nisin sa më shpejt përgatitjet për sezonin e ri. Ata u shfaqën në qendrën “Joan Gamper” ku iu nënshtruan testeve mjekësore, ku pak orë më parë u vizituan edhe Dani Alves e Neymar, gjithashtu të angazhuar në Kupën e Amerikës ku Brazili u eleminia në çerekfinale.

Messi dhe Mascherano u shfaqën dukshëm të çliruar nga tensioni që shkaktoi evenimenti amerikano-latin, duke mos kursyer as batutat me shokët e skuadrës dhe mjekët e qendrës stërvitore. Vizitat rutinë i zhvilloi edhe portieri Marc Andre Ter Stegen, ndërsa grupi “blaugrana” do të plotësohet me mbërritjen e portierit Claudio Bravo, i cili po shijon ditët e fundit të pushimeve pas suksesit të parë të Kilit në finalen e Kupës së Amerikës.

Shpernda artikullin

Serie A starton me dy skuadrat e Romës

Artikulli Pas »

Karabeci do të bashkohet me Tiranën në Mavrovë