Futboll

Futboll
barleti
  • Lexuar 112

Barleti Volej shpallet kampion

Barleti Volej dominon skenën e volejbollit në Shqipëri. Pas fitores së Kupës në muajin shkurt, ekipi i drejtuar nga Hasan Gurabardhi arriti të fitojë dhe titullin kampion duke mundur dhe në ndeshjen e 3-të Partizanin, me rezultatin 3-0. Pas fitoreve 3-0 dhe 3-1 në dy ndeshjet e para, Barleti Volej nuk hasi kurrfarë vështirësie dhe në finalen e 3-të duke e patur gjithcka të thjeshtë mbi parket, pavarësisht se këtë vit kishte një skuadër me shumë emra të rinj.

Në setin e parë, Barleti arriti të fitonte pa shumë probleme me rezultatin 25-17 duke treguar se kërkonte ta mbyllte sa më shpejt këtë finale. Në setin e dytë, vajzat e Partizanit u përpoqën të bënin rezistencë por sërish u dorëzuan me rezultatin 25-22. Seti i 3-të ishte më i luftuari, me Barleti Volej që në fund arriti të fitojë me rezultatin 28-26 duke rrëmbyer dhe titullin kampion, në një sezon të jashtëzakonshëm për vajzat e Gurabardhit.

Shpernda artikullin

Surpriza në Montecarlo, eliminohet Murray

Artikulli Pas »

Mustedanagiç grumbullon kombëtaren e 17-vjeçarëve