Futboll

Futboll
Bartomeu
  • Lexuar 837

Bartomeu: Do t’i shpallim luftë Premier League

Pasi fitoi një mandat 6-vjeçar në krye të Barcelonës, Josep Maria Bartomeu ka nisur të mendojë për të ardhmen e shoqërisë katalanase. Edhe pasi ai qëndron në krye të një prej klubeve më të pasur të botës, e ndien presionin e marrëveshjes së të drejtave televizive të Premier League që duke nisur nga sezoni i ardhshëm, do të sigurojë më shumë të ardhura për klubet britanike. 5.1 milioardë Paund në tre sezone do të ndahen mes klubeve angleze, çka do të thotë se skuadra të mëdha si Manchester United, Chelsea, Liverpool apo Arsenal do të kenë buxhet më të shëndoshë dhe më konkurrues me gjigandët spanjollë. Gjithsesi, Bartomeu nuk i trembet një fakti të tillë dhe premton një luftë në distancë me rivalët ishullorë.

“Do të luftojmë kundër Premier League sepse në dëshirojmë që të kemi lojtarët më të mirë të botës në ligën tonë. Është e vërtetë që në këto momente Premier League është kompeticioni më i mirë i botës dhe këtu nuk flas vetëm për aspektin sportiv por edhe për termat financiarë”.

Numri 1 i kampionëve të Europës e pranon se shembullin e anglezëve për shitjen e të drejtave televizive duhet ta ndjekë edhe Spanja, por shton se madhështia e Barcelonës është e paaritshme.

“Pavarësisht se ata do të arkëtojnë më shumë, asnjë klub tjetër në botë nuk ka të ardhura sa Barcelona”.

Gjatë sezonit të fundit, gjigandët katalanas i dhanë fund shterpësisë së sukseseve duke fituar titullin në Spanjë, Kupën e Mbretit dhe finalen e UEFA Champions League.

Shpernda artikullin

Rikthehet Usain Bolt, triumfon në Londër

Artikulli Pas »

FIFA dhe UEFA bllokojnë miqësoren e Besës