Futboll

Futboll
benifica
  • Lexuar 859

Benfica kalon 3-1 Bragën dhe ngjitet në krye

Emocionet e futbollit europian nuk munguan në Supersport as të Hënën në mbrëmje me një tjetër kampionat. Liga e Parë Portugeze zbriti në fushë dy nga skuadrat më në formë të këtij sezoni. Në “Da Luz” të Lisbonës, Benfica priti Bragën që pas 5 javëve të para renditet në vendin e tretë. Gjithsesi, ishin shqiponjat nga kryeqyteti që dominuan sfidën duke fituar me rezultatin 3-1. Takimi nisi me kontrollin e ndeshjes nga ana e djemve të trajnerit Rui Vitoria, i cili kidhte hedhur në fushë një formacion sulmues. Ishte bomberi grek, Konstantinos Mitroglou ai që arriti të zhbllokonte ndeshjen në minutën e 27.

Gjatë minutave në vazhdim Pizzi dhe sërish Mitroglu shënuan edhe dy gola të tjerë për të mbyllur përfundimisht fatin e këtij takimi edhe pse Rosic realizoi rrjetën e nderit në minutën e fundit. Benfica siguron në këtë mënyrë tre pikë nga sfida delikate kundër Bragës, duke u rikthyer në vendin e parë të klasifikimit me 13 pikë pas 5 javëve të para. “Shqiponjat” ndiqen në klasifikim nga Sportingu i Lisbonës me 12 dhe Braga me 10 pikë.

Shpernda artikullin

Serie B, Cesena-Salernitana 0-0

Artikulli Pas »

“Topi i Artë”, ja si ndryshojnë rregullat