Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Boateng del në gjyq për dhunë ndaj ish-partneres, rrezikon 5 vite burg

Mbrojtësi i Lyonit, Jerome Boateng, u paraqit në gjykatën e Mynihut për të dhënë shpjegime për dhunën e ushtruar në familje, e pretenduar nga nëna e dy fëmijëve të tij, ngjarje që daton që nga viti 2018.

Gjyqi ishte shtyrë si rezultat i infektimit me Koronavirus i një dëshmitari. Ish-partnerja e Boatengut e akuzon mbrojtësin se e ka sulmuar gjatë një debati të dhunshëm tre vjet më parë, ndërsa ishin me pushime. Dënimi maksimal për veprime të kësaj natyre është pesë vjet burg. Gjykata mund ta japë vendimin të enjten.

Një çështje për t’u zgjidhur që lidhet me këtë rast është edhe kujdestaria e dy binjakëve të Boatengut, e cila është objekt i një procedure të veçantë. 33-vjeçari gjithmonë i ka hedhur poshtë akuzat e ish-it të tij, duke argumentuar se janë të paprovuara.

 

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...