Futboll

Futboll
bregu
  • Lexuar 261

Bregu: E ardhmja? E vendos Luftëtari!

17 ndeshje titullar, 4 gola të shënuar, të gjithë me peshë dhe një prej lojtarëve më të spikatur në dy fazat e para të Kategorisë Superiore. Është njeriu i fundit që largohet nga stërvitja sepse për Dejvi Bregun, vetëm talenti nuk mafton. Ai është lojtari të gjithë e dëshirojnë ta kenë pjesë të grupit të tyre dhe zërat e merkatos për talentin nga Vlora nuk kanë munguar. Gjithsesi, ai është një pikë referimi për trajnerin serb Mladen Milinkovic në radhët e Luftëtarit. Trajnsferimi dy sezone më patë nga Vlora në Gjirokastër e ndihmoi 21 vjeçarin të konfirmohet si një prej lojtarëve më të mirë të Superiores. Fillimisht ai ndalet te arsyet që e detyruan të merrte këtë vendim dhe thekson se ndihet mirë në ekipin bluzi.

Dejvi Bregu…”I jam shumë mirënjohës Luftëtarit ku m’u dha mundësia të shprehja gjithë aftësitë e mija. Flamurtari është një ekip i madh dhe ka lojtarë të mirëpaguar prandaj nuk gjeta hapësira. Jam shumë i kënaqur për atë çfarë dhashë te Flamurtari”.

Bregu kërkon të qëndrojë me këmbë në tokë pavarësisht sirenave të merkatos me Skënderbeun në radhë të parë që kërkon të forcojë repartin e avancuar pikërisht me 21-vjeçarin në shënjestër.

Bregu…”Dëshiroj që ta mbyll sezonin me Luftëtarin. Kontratën e kam deri në Qershorin e vitin 2018 por do të ulem dhe do të flas me presidentin këtë verë për të ardhmen time. Ëndrra e çdo të riu është të provojë veten jashtë”.

Në fund të intervistës, talenti i lindur në Vlorë tregohet modest, duke preferuar të zgjedhë objektivin e skuadrës dhe jo atë personal.

“E rëndësishme është që të sigurojmë sa më parë mbijetesën pavarësisht se jemi në pozita të mira. Duhet të bëjmë sa më shumë pikë, ndërsa personalisht shpresoj të shënoj sa më shumë gola”.

Shpernda artikullin

NBA, bien Cleveland dhe Houston

Artikulli Pas »

Korabi-Skënderbeu, akord për Plakun