Futboll

Futboll
C. Palace
  • Lexuar 754

C. Palace në finalen e FA Cup, gjen United pas 26 vjetësh

Crystal Palace është skuadra e dytë që kualifikohet në finalen e FA Cup, ku për ironi të fatit do të përballet me Manchester United, i njëjti kundërshtar që i rrëmbeu trofenë në finalen e 26 viteve më parë. Skuadra londineze mposhti 2-1 në derbi Watfordin, që dështoi të siguronte finalen e dytë në histori pas 32 viteve. Formacioni i drejtuar nga Alan Pardew kaloi në avantazh që në minutën e 6-të me Yannick Bolasie që shfrytëzoi një pasim me kokë të Damien Delaney.

Watfordi ktheu baraspeshën në të 55-ën me Deeney, i gjendur në vendin dhe kohën e duhur në momentin e ekzekutimit të një këndoreje. Reagimi i Crystal Palace ishte i menjëhershëm, pasi vetëm 6 minuta më pas Wickam ktheu epërsinë, me rezultatin që mbeti i pandryshuar deri në vërshëllimën e fundit të gjyqtarit.

Shpernda artikullin

Sevilla fiton derbin andaluzian me Betisin

Artikulli Pas »

Volejboll, Studenti fiton edhe të dytën me Tiranën