Futboll

Futboll
Cana_Nantes
  • Lexuar 2911

Nantes, në çerekfinalen e Kupës, Cana protagonist

Lorik Cana vendimtar në surprizën e madhe të Kupës së Francës.

Nanta bëri befasinë duke fituar 4-3 ndaj Bordosë për t’u kualifikuar në cerekfinalet e Kupës në një ndeshje ku kapiteni i Kombëtares Shqiptare jo vetëm që luajti 120 minuta, por ishte protagonist i padiskutueshëm në përmbysjen e Nantës duke patur pjesën e tij të padiskutueshme të meritës në dy golat e fundit ndërkohë që nuk u aktivizuar Ermir Lenjani. Ishte një ndeshje rokamboleske dhe e pasur me emocione në “Nouveau Stade De Bordeaux”, ku Nanta gjeti avantazhin e para pas vetëm 6 minutash lojë me Yacine Bammou por “zhirondinët” gjithsesi risollën gjërat nga e para në minutën e 23 me një gol të Enzo Crivellit që i shpëton pikërisht Canës. Me dy skuadrat që shkuan në ekuilibër në dhomat e zhveshjes Poko kaloi vendasit në avantazh në minutën e 51 me golin e 2-1, gjithsesi ishte një gabim në zotërimin e topit që i kushtoi Bordo duke i krijuar Kolbein Sigthorson mundësinë për të barazuar sërish në minutën e 65.

90 minutat e kohës së rregullt përfunduuan në barazim 2-2 dhe gjithçka u shty për shtesën, e cila kishte shumë emocione për të dhuaruar. Në minutën e 98, Malcoclm shënoi golin e 3-2 që dukej se kualifikonte Bordo, por fundi ishte për protagonizmin e Canës, goditje stantade në minutën e 115 dhe Cana përsërit një skemë që jemi mësuar të shohim në skuadrën e De Biasit, me portierin që nuk arrin të zotërojë topin dhe Johan Audel e ka të lehtë për të shënuar golin e barazimit. 3-3 falë një goli me shenjën e Canës por ende nuk kishte mbaruar pasi në minutën e 118 kishte një tjetër goditje këndi dhe këtu ishte merita e kapitenit të Kombëtares Shqiptare që i dha me kokë Alejandr Bedotya asistin e golit vendimtar në shtyllën e parë duke kaluar në eufori gjithë skuadrën e Nantës që shkon në këtë mënyrë në cerekfinalet e Kupës, padyshim edhe falë grintës dhe eksperiencës së Lorik Canës.

Shpernda artikullin

K. Gjermanisë, Bayerni dhe Hertha, në gjysmëfinale

Artikulli Pas »

NBA, ovacione për Bryant, por fiton LeBron