Futboll

Futboll
Chelsea FA Cup
  • Lexuar 763

Chelsea shkatërron Man. City, eliminohet Tottenham

Chelsea siguroi një kualifkim më të thjeshtë sec pritej në cerekfinalet e FA Cup përballë Man.City duke fituar me rezultatin e thellë 5-1 në “Stamford Bridge”. Pellegrini kishte hedhur në fushë një skuadër të mbushur me rezerva mes të cilëve dhe futbollisti Bersant Celina, që u aktivizua 54 minuta. Londinezët ndërkohë e kishin vlerësuar maksimalisht këtë sfidë dhe kjo u pa dhe nga formacioni me të cilin luajti Hiddink. Blutë e Londrës ishin superiorë dhe në minutën e 35-të gjetën golin e epërsisë me anë të Diego Costës, megjithatë gëzimi vendasve zgjati pak pasi 19 vjecari Faupala barazoi 2 minuta më pas për City-n duke shënuar gol që në debutim.

1-1 u mbyll pjesa e parë, ndërsa Chelsea zgjidhi takimin në fraksionin e dytë, kur Willian ngriti fillimisht rezultatin në 2-1 në minutën e 48-të, ndërsa 5 minuta më pas Cahill shënoi dhe të 3-tin. Në të 67-tën pati lavdi dhe për Hazard që realizoi dhe golin e 4-1. Ndërkohë që Oscar shpërdoroi dhe një 11-metërsh në minutën e 75-të. Vulën e 5-1 e vendosi Traore që shënoi në minutë 89.

Në cerekfinale u kualifikua gjithashtu dhe Crystal Palace, për herë të parë pas 21 vjetësh, pasi mundi 1-0 në transfertë Tottenhamin. Për ekipin e Alan Pardeë golin e fitores e realizoi Martin Kelly në minutën e 45-të.

Shpernda artikullin

Dhuna “ulet këmbëkryq” në Kategorinë e Dytë

Artikulli Pas »

Fiton Flamurtari, fundoset Vllaznia