Futboll

Futboll
C7Vc4BLWwAADFBX
  • Lexuar 140

Cleveland i pathyeshëm, San Antonio rikthehet te fitorja

LeBron James 34, Kyrie Irving 46 dhe Kevin Love 21 pikë, 101 në total të tre, vërtet shumë për Los Angeles Lakers që u dorëzua pa kushte ndaj kampionëve në fuqi të Cleveland Cavaliers 125-120. Në “Staples Center” vendasit bënë gjithçka për të vënë në vështirësi armatën nga Ohio por në një ndeshje të tillë ku gjatë periodës së fundit treshja e famshme e Cavaliers shkëlqyen, Lakers ngritën flamurin e bardhë pa kushte. Për skuadrën kaliforniane as 40 pikët e Rusell nuk mjaftuan dhe në këtë mënyrë, Lakers vazhdon të përjetojë një krizë të thellë sezonale.  Në mbrëmjen kaliforniane Love shtoi edhe 15 asiste për ta ndihmuar ekipin e tij të konsolidojë pozitat në krye të Lindjes.

Në mbrëmjen e NBA ringrihet San Antonio që pas dy humbjeve rresht kaloi 118-102 Sacramento Kings. I përhershmi Pau Gasol realizoi 22 pikë në “AT&T Center”, ndërsa Aldrige shtoi 18 të tjera. Moment jo shumë pozitiv po kalon Kawhi Leonard me 12 pikë, çka e detyroi trajnerin Popovich ta ulte në stol gjatë periodës së katërt kur San Antonio kishte mbyllur çdo llogari me Sacramenton. Ndalet në rrugëtimin drejt vendit të dytë të Lindjes, Boston Celtic që thyhen nga Filadelphia 105-99 ku Saric regjistroi 23 pikë ndërsa skuadra nga Masacusets vuajti mungesën e yllit Isaiah Thomas. Fitore për Toronton që konsoldon pozitat në vendin e katërt pas suksesit 116-91 ndaj Indiana Pacers. DeRozan me 22 pikë ishte shënuesi më i mirë për skuadrën kanadeze, ndërsa në krahun tjetër George, Young e Teague ishin në një mbrëmje të errët. Dallas nën udhëheqjen e gjermanit Noëitzki kaloi me sukses testin në fushën e Brooklyn Nets 111-104. 23 pikë dhe 9 ribaunde shënoi lideri i Mavericks duke mbajtur të gjallë shpresën e skuadrës së Dallas për një vend në zonën play off.

Shpernda artikullin

Migjen Basha: Kualifikmi, mision shumë i vështirë

Artikulli Pas »

Lista, 4 emra nga Superliga, mungon Gashi