Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Conte: Diego Costa, është kapitull i mbyllur

Diego Costa është një kapitull i mbyllur për Antonio Conten. Tekniku i “Bluve të Londrës”  në cdo dalje të tij përpara mediave, nuk i shpëton dot pyetjes në lidhje me cështjen e sulmuesit Costa. Italianit i është  kërkuar të bëjë në koment  në lidhje me akuzat e fundit  të  lëshuara nga ana e 28-vjecaritt, i cili akuzon kampionët e anglisë se po e trajtojne atë si një kriminel dhe po e mbajnë të burgosur.

“Të gjithë ata që janë pjesë e Chelsea e dinë shumë mirë se cfarë ndodhi sezonin e kaluar. Nuk kam aspak ndërmend të flasë për këtë temë, pasi sipas meje është një ceshtje që i përket së shkuarës. Fokusi im në këto momente është ecuaria pozitive në kampionat.”

Më pas numri një i stolit të Chelsea foli për merkaton dhe për takimin e fundjavës ndaj Tottenham. Conte deklaroi se përball ekipi do të ketë një kundërshtarë të fortë dhe se vëmëndja duhet të jetë maksimale nga ana e të gjithë futbollistëve, nëse nuk duam që ta nisim kampionatin me humbje.

“Nuk e di nëse do të realizojmë të tjera transferime, momentalisht jam i fokusuar në përmisim e lojës së  skuadrës. Përsa i përket sfidës ndaj Tottenham, jam koshient në lidhje më gjëndjen  e ekipit. Disa prej futbollistëve nuk janë në gjëndjen e tyre më të mirë. Duhet të japim maksimumin nëse duam të rrëmbejmë një rezultat pozitiv përballë një kundershtari të vështirë.”

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...