Futboll

Futboll
750351
  • Lexuar 479

Conte: Humbja kundër Tottenham nuk na shqetëson

102 ditë pas humbjes kundër Arsenalit, Chelsea i Antonio Contes bie në Ëhite Art Lane kundër Tottenham falë dy golëshit të Dele Ali duke frenuar  ecurin pozitive të Bluve të Londrës, të cilët numëronin 13 fitore radhazi në Premier League. Pavarësisht kësaj, Chelsea pozicionohet në vendin  e parë të tabelës së klasifikimit me 5 pike distancë ndaj Liverpoolit ndjekës.
Humbja nuk e ka shqetësuar aspak teknikun Italian, i cili shprehet se është i kënaqur me paraqitjet që kanë bërë futbollistët.

“Duhet të jemi të kënaqur me paraqitjet që kemi bërë deri më tani. 13 fitore radhazi në një kampionat si Premier League nuk është një mision i thjeshtë, pasi të gjithë e dimë që këtu rivaliteti është i madh. Gara është e gjatë. Tani nuk na ngelet gjë tjetër vecse të mendojmë për takimin e radhës.”

Ish-trajneri i Kombëtares Italiane deklaroi se Chelsea këtë sezon është një skuadër akoma dhe më e fortë nga ai i vitit të kaluar, këtë fakt e vërteton dhe kreu i tabelës së klasifikimit. Sipas Contes ky fakt ndoshta bezdis dikë dhe me doza ironia ai shtoi se dëshira e Bluve të Londrës është të vazhdojnë të sjellin bezdi.

“Askush nuk e mendonte që këtë sezon në do të ishim në vëndin e parë dhe është normale që ky fakt ndoshta shqetëson dikë. Dëshira jonë është që ky shqetësim të vazhdojë deri në fund të kësaj gare.”

Përsa i përket merkatos, Conte u shpreh se nëse do të egzistojë mundësia padiskutim që klubi anglez do të realizojë ndonjë transferim. Në rastë të kundërt vëmendja do të jetë tek akademia e klubit, ku do të vezhgohen  talentet e rinj.

“Është e vështirë të realizosh goditje në merkato gjatë muajit Janar, pasi asnjë skuadër nuk dëshiron të humbasë futbollistë në mes të sezonit. Sigurisht që ne do të tentojmë, nëse do të egzistojë mundësia, do të realizojmë blerje. Nëse sdo të ketë do tia dalë me grupin e futbollistëve që kam, ndoshta edhe me ndonjë element cilësore nga akademia e të rinjve.”

Shpernda artikullin

Merkato e Flamurtarit nis nga stafi teknik

Artikulli Pas »

Dakar 2017, Peugeot pa rivalë