Futboll

Futboll
174929396-c296f861-1da2-4654-8e8e-4871cf6e9782
  • Lexuar 240

Crotone hyn në garë për Ajetin

Pas Freiburg dhe SPAL, në garë për Arlind Ajetin është futur edhe Crotone. Skuadra kalabreze që arriti të mbijetonte në javën e fundit të Serie A synon një mbrojtës me eksperiencë për sezonin e ri dhe ka vendosur si objektiv transferimin e 23-vjeçarit shqiptar të Torinos. Është trajneri Davide Nicola ai që u ka kërkuar drejtuesve të klubit të bëjnë një sfircim ekonomik për ta shkëputur mbrojtësin kuqezi nga Torino ku gjatë sezonit të fundit nuk arriti të gjente hapësira të mëdha.

Ajeti nuk është grumbulluar nga trajneri MIhajlovic për fazën përgatitore në pritje për të mësuar destinacionin e tij të ri dhe ofertat nuk mungojnë. Crotone ka bërë një hap përpara por ende një ofertë konkrete për të bindur presidentin e Torinos, Urbajno Cairo për ta lënë të lirë qëndërmbrojtësin. Sipas mediave italiane, bisedimet mes dy klubeve mund të finalizohen gjatë ditëve të ardhshme por konkurrenca për qëndërmbrojtësin shqiptar vazhdon të mbetet e lartë.

Shpernda artikullin

Antonio Conte i pakënaqur me merkaton e Chelsea

Artikulli Pas »

Ronaldo, gati për finalen e Camp Nou