Futboll

Futboll
C15UIZMXEAAU7BH
  • Lexuar 245

De Biasi, i ftuari special te Sampdoria

E Mërkura ishte një ditë ndryshe për Gianni De Biasin. Këtë 11 Janar trajneri i kombëtares shqiptare ishte i ftuari special në qëndrën stërvitore të Sampdorias. De Biasi u prit me shumë ngrohtësi nga trajneri i skuadrës doriane Marco Giampaolo por edhe nga futbollistët dhe drejtuesit e Sampdorias. Pasi ndoqi nga afër në fund Dhjetorit një seancë stërvitore të Chelsea-it këtë herë rradhën e kishte Sampdoria me numrin 1 të stolit të përfaqësues kuqezi që falenderoi trejnerin Giampaolo dhe të gjithë ata që janë pjesë e Sampdorias për mikëpritjen.

“I kërkova Marcos të më jepte mundësinë të ndiqja nga afër 3 apo seanca stërvitore të Sampdorias dhe kjo është një arsye për të qenë shumë i kënaqur sepse e konsideroj Giampaolon një trajner shumë të aftë. Ai punon shumë mirë taktikisht dhe di sesi të komunikojë me futbollistët. Duke u bazuar edhe te paraqitja e Sampdorias fundjavën e kaluar ndaj Napolit u binda edhe më shumë se Marco po bën një punë fantastike. Ka nga ato raste kur futbolli është i cuditshëm dhe nuk të jep atë që meriton dhe kjo gjë ndodhi me Sampdorian në sfidën ndaj Napolit të cilën e humbi në mënyrë të pamerituar”.

Nga Sampdoria te aventura e tij me kombëtaren shqiptare. Për kanalin zyrtar të klubit dorian, De Biasi u ndal të fliste edhe për përfaqësuesen kuqezi.

“Aventura ime me Shqipërinë ka arritur në pikën maksimale sepse nuk besoj se këta djem mund të shkojnë më lart se kaq edhe pse në jetë kurrë mos thuaj kurrë. Tashmë puna më e vështirë ka të bëjë me faktin se duhet të dimë ti përshtatemi situatës në të cilën ndodhemi dhe të të mos mendojmë se jemi shumë të zotë. Duhet të kërkojmë të punojmë me të njëjtin intensitet, të njëtën dëshirë. Nëse ne nuk humbasim ato që janë karakteristikat tona, pra të luftuarit për njëri-tjetrin mund të kemi ndonjë shans”.

Shpernda artikullin

Starova, i kënaqur: Me Fenerbahcen paraqitje dinjitoze

Artikulli Pas »

Juventus në çerekfinale të Kupës së Italisë