Futboll

Futboll
hi-res-51bf1b25543d823f3a4bfd7794629b92_crop_north
  • Lexuar 312

Derbi londinez mbyll javën e 20 në Premier League

Mauricio Pochettino përballë Antonio Contes, Harry Kane përballë Diego Costës, Tottenahmi përballë Chelsea. Java e 20-të e Premier Leauges mbyllet këtë të Mërkurë me një super ndeshje. Në White Hart Lane, Spurs-at do të sfidojnë Blutë e Londrës në një sfidë spektakolare emocionet e të cilës do të keni mundësi ti përjetoni live vetëm në Supersport. Një fitore e Chelsea-it të Antonio Contes në këtë ndeshje do të bënte që Blutë të vendosnin një rekord të ri në historinë e Premier Leagues pasi do ta conin në plot 14 numërin e fitoreve rradhazi, duke thyer rekordin e Arsenalit të sezonit 2001-2002 që u ndal në 13 fitore rresht.

Në White Hart Lane, Chelsea gjithsesi nuk do ta ketë të lehtë edhe pse statistikat flasin në favor të Bluve të Londrës. Tottenhami edhe pse po kalon një moment të mirë, ka fituar vetëm 4 nga 49 ndeshjet e fundit ndaj Chelsea-it në kampionat dhe të gjitha këto fitore i ka regjistruar në Ëhite Hart Lane. Argjentinasi Erik Lamela do të jetë mungesa e vetme e skuadrës vendase në këtë ndeshje, ndërkohë që Conte nuk do të ketë në dispozicion kapitenin John Terry i cili vazhdon të jetë i dëmtuar. 10 pikë është diferenca mes dy skuadrave në tabelën e klasfikimit ndërsa në fazën e parë në Stamford Bridge, Chelsea triumfoi 2-1 me përmbysje ndaj Tottenhamit.

Shpernda artikullin

Milan, kontratë 5-vjeçare për Donnarumma

Artikulli Pas »

Flamurtari, asnjë lëvizje, sytë nga Kupa