Futboll

Futboll
disilina vlaznia-part-luftetar
  • Lexuar 287

Dhuna, pezullohet përjetë Kristian Lleshi

Dënim shembullor për lojtarët e Domosdovës për dhunën e ushtruar ndaj zyrtarëve të ndeshjes ne transfertë me Tepelenën në Kategorinë e dytë. Kristian Lleshi, i cili goditi me grusht gjyqtarin Ardit Merdanaj, madje duke i rrezikuar jetën, përjashtohet përjetë nga cdo aktivitet futbollistik. Aktualisht Lleshi është në ambientet e paraburgimit në komisariatin të Tepelës,  pasi është kallëzuar penalisht për aktin e dhunës që pati pasoja të rënda për zyrtarin e ndeshjes. Erdit Facja, një tjetër lojtar i Domosdovës, për sjellje të keqe ndaj zyrtarit të ndeshjes, duke e pështyrë e duke nxitur urrejtje e akte dhune, dënohet me 36 muaj pezullim nga çdo aktivitet futbollistik. Nuk i shpëton masës ndëshkrimore të Disiplinës as Erjon Duka, i cili pezullohet 24 muaj nga aktiviteti për dhunë ndaj zyrtarit të ndeshjes. Domosdova ndërkohë e humbet 3-0 ndeshjen në tavolinë për shkak të akteve të dhunës të lojtarëve të saj.

Përsa u përket vendimeve për ngjarjet në ndeshjet e Superiores, Vllaznia, për sjellje të gabuar të sektatorëve në taimin me Partizanin, duke hedhur sende të ndryshme brenda rrethimit të fushës, dënohet e zhvilliin e një takimi pa praninë e tifozëve. Shkodranët nuk do të kenë mbështetjen e tifozëve kuqeblu në sfidën me Korabin për javën e 31-të të Superiores.

Ndërsa Partizani dhe Luftëtari, në rast përsëritje të sjelljes së gabuar të tifozëve paralajmërohen me përshkallëzim të masës ndëshkimore.

 

1.KF “Vllaznia”, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende brenda rrethimit të fushës, dënohet me 1 (një) ndeshje pa spektatorë, bazuar në nenin 66/3.a të KDS.
2.FK “Partizani”, paralajmërohet se në rast përsëritje të sjelljes së gabuar të spektatorëve do të përshkallëzohen masat disiplinore.
3.KF “Luftëtari” paralajmërohet se në rast përsëritje të sjelljes së gabuar të spektatorëve do të përshkallëzohen masat disiplinore.
4.Zyrtari i KF “Kamza”, Albert Bana për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti, bazuar në nenin 56/1/a) të KDS.
5.Lojtari i KF “Burreli”, Donal Mellugja, për sjellje jo sportive ndaj zyrtarit të ndeshjes dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti, bazuar në 49/1.a të KDS.
6.Lojtari i KF “Luzi 2008”, Ernis Sulaj, për sjellje jo sportive ndaj kundërshtarit, dënohet me 1 (një) ndeshje pezullim nga aktiviteti, bazuar në 48/1.a të KDS.
7.Lojtari i KF “Vorës” Ornold Hodo, për sjellje jo sportive ndaj kundërshtarit, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti, bazuar në 48/1.d të KDS.
8.Pranimin e kërkëses së lojtarit së KF “ Dinamo”, Julian Brahja dhe pezullim e pjesës së mbetur të dënimit, bazuar në nenin 33 të KDS.
9.Lojtari i KF “Velecikut” Brilant Hasaj, për sjellje jo sportive ndaj kundërshtarit, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti bazuar në 48/1.d të KDS.
10.Lojtari i KF “Memaliaj” Aristotel Kuca, për sjellje jo sportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti bazuar në nenin 49/1.a të KDS.
11.Lojtari i KF “Skrapari”, Femi Diko, për sjellje jo sportive ndaj kundërshtarit dhe zyrtarit të ndeshjes duke fyer me fjalë ofenduese, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti, bazuar në 49/1.a të KDS.
12.Lojtari i KF “Skrapari”, Klevis Jaho , për goditje me grusht ndaj zyrtarit të ndeshjes, dënohet me 12 (dymbëdhjetë) muaj pezullim nga aktiviteti, bazuar në 49/1.b të KDS.
13.KF “Maliqi” për sjellje të gabuar të spektatorëve duke ofenduar në kor me shprehje ofenduese e duke shkaktuar ndërprerjen e lojës, dënohet me 4 (katër) ndeshje pa spektatorë, bazuar në 66/3.b të KDS.
14.Lojtari i KF “Domosdova” Erjon Duka, për dhunë ndaj zyrtarit të ndeshjes, dënohet me 24 (njëzetekatër) muaj pezullim nga aktiviteti, bazuar në 49/1.b të KDS.
15.Lojtari i KF “Domosdova” Kristian Lleshi, për kërcënim dhe dhunë ndaj zyrtarit të ndeshjes duke e goditur me grusht e duke i sjellë pasoja të rënda, bazuar në nenin 49/1.b dhe 56/1 të KDS dënohet me përjashtim përjetë nga çdo aktivitet futbollistik.
16.Lojtari i KF “Domosdova” Ardit Facja për sjellje të keqe ndaj zyrtarit të ndeshjes duke e pështyrë e duke nxitur urrejtje e akte dhune, në bazë të Nenit 49/1/c) dhe 52 të KDS, dënohet me 36 (tridhjetëegjashtë) muaj pezullim nga çdo aktivitet futbollistik.
17.KF “Domosdova” për kryerjen e kërcënimeve nga lojtarët e saj dhe ndaj zyrtarit të ndeshjes, bazuar në nenin 58/2 të KDS, humbet ndeshjen kundër “Tepelenës” me rezultatin 3-0 në tavolinë si dhe i zbriten 3 (tre) pikë nga klasifikimi.
18.Zyrtari i FK “Partizani” U-19, Ylli Shehu, për protesta ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, dënohet me 2(dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti, bazuar në nenin 56/1.a të KDS.
19.Lojtari i FK “Partizani” U-19, Mario Bajramaj, për sjellje jo sportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti, bazuar në nenin 49/1.a të KDS.
20.KF “Veleciku” U-17, për mosparaqitje në ndeshje me KF “Beslidhja” U-17, humbet ndeshjen në tavolin me rezultatin 3 me 0, bazuar në nenin 55 të KDS.
21.Ekipi i “Tirana AS” femra, për dështim në përmbushjen e përgjëgjesive humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3 me 0, bazuar në nenin 64 dhe 65/4 të KDS.

Shpernda artikullin

Euroleaue, Baskonia bie në sekondat e fundit ndaj CSKA

Artikulli Pas »

Ndahet nga jeta trajneri Ugo Ehiogu