Futboll

Futboll
douglas.costa.maglia.11.1080x648
  • Lexuar 249

Douglas Costa: Jam këtu për të fituar sa më shumë trofe

Jam këtu për të dhënë kontributin tim maksimal.- Me këto fjalë është prezantuar blejra më e rë Juventusit, Douglas Costa përpara telekamerave. Sulmuesi brazilian në konferencën e tij për shtyp është shprehur se me transferimin tek bardhezinjtë ai ka bërë zgjedhjen e duhur. Gjithashtu ai shtoi  se impenjimi i tij me fanellën e “Zonjës së Vjetër” do të jetë maksimal në të gjithë kompeticionet ku marrin pjesë kampionët e italisë.

“Juventusi është një skuadër shumë e fortë. Më ka pëlqyer gjithmonë të shihja teksa ata luanin. Kur mora vesh se mund të transferohesha këtu, u gëzua shumë. Jam i bindur se ndodhem në vendin e duhur dhe në momentin e duhur. Jam këtu për të ndihmuar skuadrën. Champions League-n nuk e kam fituar kurrë, por besoj se me Juventusin do ta arrij këtë trofe.”

Më tej braziliani përgjatë konferencës foli dhe për teknikun e Zonjës së Vjetër, Masimiliano Allegri si dhe për pjesën tjetër të futbollistëve të Juventusit . Douglas Costa vuri theksin dhe tek sulmuesi  Gonzalo Higuain. Ai u shpreh se me argjentinasin do të arrijnë të zhvillojnë  një punë shumë të mirë në vijën e parë të sulmit.

“Kam patur një bisedë të shkurtër me Allegrin dhe dua ta falenderoj për mënyrën sesi më ka pritur. Gjithashtu jam takuar dhe me një pjesë të futbollistëve, të cilët gjithashtu më kanë ofruar mbështetjen e tyre. Përsa i përket Gonzalos, të gjithë e dimë mirë se ai është një sulmues i jashtëzakonshëm. Do të mundohem ti shërbejë atij sa më shumë asist në mënyrë që të realizojë sa më shumë gola.”

Shpernda artikullin

“Kuqeziu” Tramezzani, synon edhe Bashën te Sion

Artikulli Pas »

Daja: Kundër Kairatit do të synojmë fitoren