Futboll

Futboll
1430834852_extras_noticia_foton_7_0
  • Lexuar 1132

Dunga shpall listën për Kupën e Amerikës

Do të jetë Neymar ylli që do të udhëheqë Brazilin në Kupën e Amerikës që do të zhvillohet në Kili nga 11 Qershori i ardhshëm deri në 4 Korrik. Trajneri i Selecaos Carlos Dunga zbuloi listën e 23 futbollistëve të grumbulluar për eventin që do të nisë muajin e ardhshëm, dhe ndër emrat e përzgjedhur spikat ai i sulmuesit 23-vjeçar të Barcelonës i cili me paraqitjet e tij do të synojë të  ndihmojë Brazilin për të fituar trofeun e 9-të në Kupën e Amerikës. Tre janë portierët e grumbulluar nga trajneri 51-vjeçar pikërisht Jefferson i Botafogos, Diego Alves i Valencias dhe Marcelo Grohe i Gremios. Nëse në portë mungojnë emrat e mëdhënj mbrojtja e Brazilit në këtë edicion të Kupës së Amerikës do të përbëhet nga lojtarë të njohur si David Luiz, Thiago Silva, Miranda, Marquinhos, Marcelo, Filipe Luis, Danilo dhe Fabinho. Mesfushorët e qëndrës që ka zgjedhur Dunga janë të gjithë lojtarë shumë të fortë fizikisht ashtu siç i preferon trajneri 51-vjeçar. Kështu Luiz Gustavo, Fernandinho dhe Elias dhe Casemiro janë 4 futbollistët e përzgjedhur për rolin e mesfushorit përpara mbrojtjes. Të frikshëm janë lojtarët e grumbulluar për fazën e avancuar ku veç Neymar spikatin edhe Coutinho, Firmino, Robinho, Willian, Diego Tardelli, Douglas Costa dhe Everton Ribeiro. Do të jenë pikërisht futbollistët që do të mundohen të marrin për dore Brazilin në Kupën e Amerikës Kili 2015.

Shpernda artikullin

Islami: Albania Open 2015, “antipasta” e Botërorit 2017

Artikulli Pas »

Guardiola: Duam finalen, asgjë nuk është e pamundur