Futboll

Futboll
mulei-e1470432001956
  • Lexuar 934

E diela futbollistike ne SuperSport

Sezoni i ri futbollistik në rang klubesh në Supersport starton zyrtarisht këtë të dielë me një sfidë që vlen një trofe. Superkupa e Anglisë vendos përballë kampionët në fuqi të Leicester City dhe fituesit e FA Cup, Manchester United. Një sfidë luksi për Jose Mourinhon që ka shansin të fitojë menjëherë në debutim, trofeun e parë në krye të Manchester United, ndërsa Claudio Ranieri në krahun tjetër do të kërkojë t’i japë vazhdimësi të sezonit të shkuar ku bëri një mrekulli duke shpallur për të parën herë kampin skuadrën e “dhelprave”. Ndeshja starton në orën 17:00 në stadiumin “Wembley” dhe të dyja ekipet do të zbresin në fushë pas një faze përgatitore të ngjeshur pasi “Djajtë e Kuq” morën pjesë në disa ndeshje miqësore të zhvilluara në Kinë, ndërsa Leicester City udhëtoi drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Vëmendja më e madhe do të përqëndrohet padyshim te blerja më e bujshme e Manchester United, Zlatan Ibrahimovic. Shtatlarti suedez që shkël për herë të parë në futbollin anglez, do të debutojë që nga minuta e parë ndërsa të njëjtin fat do të ketë edhe Henrikh Mkhitaryan, i cili kërkon të pushtojë zemrat e djajve të kuq pas aventurës së suksesshme në Dortmund.

Në kampin e kampionëve, humbja më e madhe është ajo e mesfushorit Cante që zgjodhi Chelsean për të vazhduar karrierën e tij, ndërsa pjesa tjetër e skuadrës duket e paprekur me Vardy dhe Mahrez që do të tentojnë të vendosin sërish fatin e ndeshjes, ashtu siç bënë jo pak herë sezonin e shkuar. Në epokën moderne të Premier League, kampionët në fuqi e kanë fituar këtë trofe në 15 nga 23 finalet e luajtura. Për 20 herë kampionët e Anglisë ky mund të shërbejë si një test shumë i rëndësishëm në prag të nisjes së sezonit pasi skuadra është ende në ndërtim dhe këtë e tregoi në disfatën 4-1 përballë Borussias së Dortmundit në Kinë. Në krahun tjetër, Leicester do të bazohet pothuajse te e njëjta skuadër e sezonit të kaluar dhe ky është një avantazh i madh për “dhelprat”. Kjo do të jetë finalja e parë e Superkupës së Anglisë për Leicester City që prej vitit 1972, ndërsa Manchester United luan për të 30-ën herë dhe kërkon trofeun numër 21. Ndeshja do të transmetohet direkt në kanalet SS2-SS2HD. E diela futbollistike pasurohet edhe çeljen e sezonit të Eredivisies ku Ajax do të kërkojë ta nisë me këmbën e mbarë nga transferta e Rotterdamit. Përballë nënkampionëve do të jetë skuadra e Spartës që këtë sezon është ringjitur mes më të mirëve. Ndeshja do të luhet në orën 14:30 dhe do të transmetohet direkt në SS2-SS2HD.

Shpernda artikullin

Kukësi me 29 emra drejt Ohrit

Artikulli Pas »

Liverpool shkatërron Barcelonën në miqësore