Futboll

Futboll
Rubio1
  • Lexuar 863

E mbani mend Julian Rubion? E kërkon Bylisi

Bylisi mbetet ende në kërkim të një trajneri por duhet thënë se ambiciet e klubit ballshiot në këtë drejtim janë maksimale. Drejtuesit e skuadrës që siguroi këtë vit ngjitjen në Kategorinë Superiore pas vetëm një viti në të parën synojnë të qëndrojnë gjatë në elitën e futbollit shqiptar dhe aktualisht janë në tratativa me Julian Rubion, një trajner që në dy eksperiencat e tij të para të futbollin shqiptar me Tiranën dhe më pas Flamurtarin ka patur objektiva diametralisht të kundërt nga ato të mbijetesës. Bylisi është duke negociuar me spanjollin dhe shpreson në arritjen e një akordi me Rubion pasi ka dështuar për të marrë miratimin e dy teknikëve të tjerë shqiptarë Ilir Dajës dhe Nevil Dedes.

Për sa i përket teknikut që ka fituar titullin kampion me Elbasanin dhe Dinamon, bisedimet dështuan pasi Ilir Daja vuri kërkesa të forta për merkaton duke kërkuar të kishte gati paraprakisht një skuadër me potencial për të përballuar rivalitetin e fortë të Superiores, ndërsa Nevil Dede preferoi që të vazhdonte angazhimin e tij me FSHF si trajner i Kombëtares Shqiptare të Futbollit të femrave për 19 vjecaret. Tashmë te Bylis shpresojnë që Rubio të jetë i treti i vërteti, ndërkohë që pjesë e stafit teknik është bërë dhe Ermal Nexhipi që ka marrë detyrën e përgatitësit të portierëve. Për sa i përket merkatos Bylis është duke bërë përpjekje intensive për të arritur një marrëveshje me klubet e mëdha të Superiores si për shembull Tirana për të siguruar huazimin e elementëve të vlefshëm për skuadrën ballshiote.

Shpernda artikullin

Skënderbe lufto, Milsami vlen 5 mln Euro!

Artikulli Pas »

Tour de France, Bardet imponohet në etapën e 18-të