Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

E premtja e futbollit në Supersport, luhen Bayern-Paderborn dhe Brescia-Napoli

E premtja e futbollit në Supersport nuk është vetëm Kukësi-Tirana pasi edhe në kampionatet më të rëndësishme europiane luhen disa sfida të rëndësishme. Spikat mbi të gjitha, dueli i Bundesligas mes Bayernit dhe Paderbornit që do të transmetohet nëpërmjet kanalit Eurosport 2. Skuadra e Hansi Flick e ka nisur 2020 me këmbën e mbarë pasi ka regjistruar 5 fitore dhe 1 barazim mes kampionatit dhe Kupës së Gjermanisë. Bavarezët do të kërkojnë të vazhdojnë serinë e fitoreve edhe në takimin ndaj Paderborn. Një ndeshje e lehtë në letër për Bayernin pasi në fushë do të zbresin dy ekstremet e renditjes, vendi i parë ndaj vendit të fundit megjithatë Paderborn nuk është dorëzuar ende dhe do të synojë të bëjë surprizën edhe Në Alianz Arena ashtu siç bëri ndaj Dortmundit. Klaus Gjasula pritet të jetë titullar në këtë sfidë, të cilën Bayerni do të kërkojë të zgjidhë sa më shpejtë pasi në mesjavë luan ndaj Chelsea-t në Champions League. Këtë të premte nis edhe java e 25-të e Serie A me duelin Brescia-Napoli. Të kaltrit e Gattusos  kanë një test të rëndësishëm përpara duelit ndaj Barcelonës në Champions. Napoli do të kërkojë fitoren e 4-t në 5 ndeshjet e fundit të kampionat dhe me një sukses ndaj Brescias së vendit të parafundit do të futej fuqishëm në garën për të siguruar një vend në Kupat e Europës sezonin e ardhshëm. Brescia-Napoli do të transmetohet direkt në Supersport 2 duke filluar nga ora 20:45, një duel që mund të konsiderohet edhe si një derbi shqiptar mes Elseid Hysajt dhe Emanuele Ndoj.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...