Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

E shtuna futbollistike në SuperSport

E shtuna futbollistike në Supersport dhuron një paketë të gjerë eventesh me disa nga kampionatet më të bukur të kontinentit. Italia nis rrugëtimin e gjatë me Serie A dhe ndeshja e parë është ajo që do të luhet në Torino mes kampionëve të Juventusit dhe Cagliarit. Pas disfatës në Superkupën e Italisë, të besuarit e Allegrit do të kërkojnë të shërojnë disi plagët e dy humbjeve të rënda në po kaq finale dhe suksesi në këtë sfidë është shumë i rëndësishëm për të rritur disi moralin. Në krahun tjetër, Cagliari vjen në këtë duel me shumë lojtarë të rinj por i angazhuar për të mos dalë pa pikë nga “Allianz Stadium”. Ndeshja luhet në orën 18:00 dhe do të transmetohet në kanalet SS2-SS2HD. Një tjetër sfidë nga Serie A është edhe ajo që do të luhet në orën 20:45 në “Bentegodi” ku Verona pret Napolin. Vendasit rikthehen mes me të mirëve të futbollit italian, ndërsa skuadra e Sarrit që këtë sezon ka objektiv titullin, nuk ka alternativë tjetër përveç fitores. Në Eurosport 2 dhe SS4-SS4HD do të transmetohet dueli gjerman mes Wolfsburg dhe Dortmund. Ujqërit në krizë gjatë sezonit të fundit kanë bërë ndryshime rrënjësore në skuadër, por e riformatuar vjen edhe skuadra nga Dortmundi. Ndryshimi i trajnerit dhe merkatoja e verës e kanë ridimensionuar ekipin e Borussias që këtë sezon do të kërkojë të rikthehet në majën e Gjermanisë. Një tjetër sfidë interesante nga Bundesliga është edhe ajo që luhet në orën 18:30 mes Shalke 04 dhe Leipzig. “MInatorët” rikthehet në fushë pas një sezoni të dobët ku nuk plotësuan asnjë objektiv, ndërsa nënkampionët në fuqi synojnë të bëjnë të njëjtën paraqitje me shpresën e hapave falsë të Bayernit të MYnihut. Nga Gjermania në Spanjë aty ku Atletico Madrid udhëton në transfertën e Gironas. “Los Colchoneros” me një grup solid do të prezantohen këtë sezon me një emër te ri që nga dita e parë, ai është shqiptari Kejdi Bare që pasi mori besimin e Diego Simeones për të qenë pjesë e skuadrës, do të bëjë të pamudurën për të plotësuar pritshmëritë e trajnerit argjentinas. Ndeshja luhet në orën 20:15 dhe transmetohet në SS3-SS3HD. Dueli tjetër i së shtunës është edhe ai që do të luhet në Andaluzi mes Sevillas dhe Espanyol në orën 22:15. Ndërkohë, në Francë, Lyon sfidon Bordeaux në orën 17:00 me ndeshjen që do të transmetohet në ss3-ss3hd.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Champions League

Borussia e Dortmundit në gjysmëfinale të Championsit. Skuadra gjermani bëri mrekullinë në ndeshjen e kthimit ndaj Atleticos së Madridit, të cilin e mposhti 4-2,...