Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

“E adhuroj Bayernin, nuk iki”, titullari u premton besnikëri kampionëve

Leon Goretzka i premton besnikëri Bayern Munchen. Mesfushori gjerman është pjesë e kampionëve bavarez prej vitit 2018, teksa ka edhe tri vite kontratë.

Shtypi gjerman ka theksuar gjatë kësaj periudhe se 28-vjeçari dëshiron të provojë një aventurë të re jashtë Bundesligës, por për të qetësuar tifozët ka menduar vetë lojtari.

Lexo edhe:

Në një prononcim për Kicker, Goretzka, i cili është një titullar fiks në kombëtaren gjermane (53 ndeshje dhe 14 gola), theksoi se nuk do të largohet nga skuadra e Tuchel.

A do të largohem nga Bayerni? Jo! Unë e dua këtë klub, e dashuroj qytetin dhe i dua tifozët”, theksoi shkurtimisht Goretzka, i cili ka fituar 13 trofe me rekordmenët e futbollit gjerman.

Mes tyre edhe Champions League në vitin 2020. Vit kur Bayerni mposhti 1-0 PSG-në në finalen e madhe falë golit të “ish”-it Kingsley Coman.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...