Futboll

Futboll
marco-russ
  • Lexuar 129

Eintraht Frankfurt, Russ rikthehet pas sëmundjes së rëndë

Marco Russ, kampionatin e tij e ka fituar tashmë. Viti 2017 nis me një lajm fantastik për kapitenin e Eintrahtit të Frankfurtit, i cili u diagonostikua me kancer vetëm disa muaj më parë. Mbrojtësi i skuadrës gjermane ka kaluar të gjitha fazat e trajtimit dhe tashmë është gati për të dhënë ndihmën e tij. Ai është nisur bashkë me ekipin dejt Abu Dhabit për fazën përgatitore. Russ e zbuloi sëmundjen pas një kontrolli rutinë antidoping duke u detyruar të braktiste skuadrën për disa muaj. Në Majin e vitit të shkuar edhe pse ai mësoi për sëmundjen e tij, zbriti në fushë për ndeshjen play out të qëndrimit në Bundesliga ku shënoi edhe një autogol.

Gjithsesi, trajneri Nico Kovac ka bërë me dije se do të duhet pak kohë përpara se mbrojtësi të zbresë që nga minuta e parë në fushën e lojës. Ai shprehu kënaqësinë që Russ u bashkua me skuadrën, por tashmë duhet të rigjejë formën ideale. Vetë lojtari e ka pranuar se preferon të luajë vetëm në momentin kur të jetë gati për t’i dhënë një dorë skuadrës. Koha e rikthimit të Russ në formacionin titullar nuk dihet ende, por e rëndësishme është që 31-vjeçari fitoi ndeshjen më të rëndësishme të jetës së tij duke dhënë një shembull për të gjithë ata që luftojnë përditë me sëmundjen e shekullit. Aktualisht, Eintraht Frankfurt renditet në vendin e 4 të Bundesligës dhe lufton për një biletë në zonën europiane.

Shpernda artikullin

NBA, San Antonio “leksion” Torontos

Artikulli Pas »

IAAF: Atletët rusë do të garojnë “neutralë”