Futboll

Futboll
elton-pereira-gomes_kukesi
  • Lexuar 173

Elton Pereira Gomes, lojtari më i ri i Kukësit

Kukësi zyrtarizon një tjetër blerje. Klubi verilindor ka firmosur me sulmuesin brazilian Elton Pereira Gomes i njohur nga të gjithë si Cale. 28-vjecari shtatshkurtër transferohet te Kukësi nga skuadra greke e Ergotelis. Pas Simon Rrumbullakut, i cili ishte blerja e parë në këtë merkato dhe disa futbollistëve afrikanë që kanë ardhur në provë, Pereira Gomes është blerja e radhës për kryesuesit e Kategorisë Superiore. Cale është bërë pjesë e Kukësit me kërkesë të trajnerit Ernest Gjoka, i cili e pëlqen së tepërmi lojtarin. 28-vjecari u prezantua në ambientet e klubit verilindor nga drejtuesit e Kukësit, këtë të Martë dhe të Mërkurën do të udhëtojë drejt Antalyas në Turqi për t’u bashkuar me pjesën tjetër të skuadrës minifazën përgatitore të dimrit.

Cale gjatë pjesës më të madhe të karrierës së tij ka luajtur në Europë dhe përgjithësisht në Portugali, Rusi dhe Greqi. Në Gadishullin Iberik sulmuesi brazilian është aktivizuar gjithmonë në kategorinë e dytë të futbollit portugez me skuadra të tilla si Estoril, Belenenses, Leixoes, Tondela dhe Uniao Madeira. Në Rusi ka qenë pjesë e Orenburg, ndërsa në Greqi ka luajtur për Ergotelis dhe Ofin e Cretës. Menjëherë pas prezantimit lojtari tha edhe fjalët e para si lojtar i Kukësit. Për faqen e klubit, Cale deklaroi se është shumë i lumtur që është bërë pjesë e verilindore duke premtuar se ai do të japë maksimumin me skuadrën verilindore për të ndihmuar Kukësin në arritjen e objektivit sezonal që është fitimi i titullit kampion.

Shpernda artikullin

Flamurtari, Mezani i qartë për synimet në merkato

Artikulli Pas »

Napoli në çerekfinalen e Kupës së Italisë