Futboll

Futboll
25
  • Lexuar 522

Ermir Lenjani projektohet rikthimi te Nantes

Ermir Lenjani projekton rikthimin te Nantes. Pasi ka vuajtur gjatë pjesës së parë të këtij sezoni te Rennes, mesfushori shqiptar pritet ti bashkohet skuadrës ku luajti i huazuar gjatë edicionit të kaluar në Ligue 1 franceze.

Me vetëm gjashtë muaj të mbetura në kontratë, largimi i kuqeziut nga Rennes gjatë merkatos së Janarit cilësohet si i pakthyeshëm. Kjo prej problemeve që 27-vjeçari ka me tifozët, pikërisht sepse ka mbrojtur ngjyrat e rivalëve të përjetshëm të Nantes.

“Kanarinat”, që në këtë kampionat e shohin veten në luftën për mbijetesë, janë të interesuar për Lenjanin, pasi kanë mundësinë ti vendosin në dispozicion trajnerit të ri, Sergio Conceicao një lojtar që mund të luajë si mbrojtës i majtë, por edhe si mesfushor.

Presidenti i Nantes, Valdemar Kita e ka miratuar rikthimin e futbollistit të Kombëtares shqiptare, që pas 20 ndeshjeve të luajtura në edicioin 2015-2016 la përshtypje mjaft të mira në skuadër, por edhe te tifozët.

Megjithatë, fjalën e fundit rreth transferimit do ta ketë trajneri Conceiçao. Ish-lojtari i famshëm portugez, që në karrierë ka mbrojtur ngjyrat e Lazio-s, Parmës dhe Interit do të vendosë nëse Lenjani është një element që i nevojitet në garën e Nantes për të siguruar qëndrimin mes më të mirëve të futbollit francez.

Shpernda artikullin

Balaj kryegolashënues, Roshi goli i vitit te Terek

Artikulli Pas »

Nuancat roze te sportit