Futboll

Futboll
rodrigue-beaubois-baskonia-vitoria-gasteiz-eb16
  • Lexuar 79

Euroleaue, Baskonia bie në sekondat e fundit ndaj CSKA

Një fund triller në sfidën e dytë të Serisë Play Off mes CSKA-së së Moskës dhe Baskonias në Euroleagën e Basketbollit. 14 sekonda para rënies së sirenës për përfundimit e takimit, Beaubois realizon një trepikësh dhe barazon rezultatin 82 – 82, me skuadrën spanjolle që arriti të rikuperonte distancën prej 17 pikësh të arritur në periodën e tretë. Teodosic gabon në tentativën e tij për të mbyllur ndeshjen në sekondat e fundit por Kyle Hines rremben topin dhe pëson që faull, duke i realizuar të dyja gjuajtjet për rezultatin final 84 – 82. Moskovitët e cojnë në 2-0 serinë e Play Offit dhe mund të presin biletën në për në Finel Four nëse arrijnë të fitojnë të paktën një nga 2 përlaset e radhës të programuara për t’u zhvilluar në parketin e Baskonias.

Fenerbahce fiton edhe përballjen e dytë me Panathinaikosin në Athinë falë lojës së shkëlqyer të serbit Bogdan Bogdanivic, që po konfirmofet në nivelet më të lartë të basketbollit europian. 24-vjecari realizoi 25 pikë, dha 6 asiste si dhe rikuperoi 8 topa në suksesin 75 – 80 të skuadrës Turke, që në sfidën e radhës së Serisë së Play Off-it do të ketë në avantazh edhe faktorin fushë. Udoh shtoi edhe 22 pikë të tjera për Fenerbahcejn, e po kaq pikë realizoi edhe James i Panathinaikosit, me skuadrën greke që do ta ketë shumë të vështirë të arrijë të përmbysë dizavantazhin 2-0 me ndeshje për të qenë pjesë e Final Four.

Shpernda artikullin

NBA, shpërthen James, 41 pikë në fitoren ndaj Pacers

Artikulli Pas »

Dhuna, pezullohet përjetë Kristian Lleshi