Futboll

Futboll
IMG_8776-1024x566
  • Lexuar 163

Europa apo mbijetesa në Teuta-Vllaznia?

Teuta-Vllaznia një finale për mbijtesën apo Europën. Në një kampionat si ky i këtij sezoni kur dy javë përpara fundit mbeten edhe shumë dilema për tu zgjidhur, në Niko Dovana Teuta dhe Vllaznia do të sfidojnë njëra-tjetrën që në një sfidë që në rast se arrinë ta fitojnë mund të sigurojnë edhe matematikisht qëndrimin në Superiore dhe në të njëjtën kohë mund të tentojnë vendin e 4-t që në rast se Kupa e Shqipërisë do të fitohej nga Skënderbeu i kualifikon në Europë. Por ky duel është si një thikë me dy presa sepse ekipi që mund të humbasë do të vinte në rrezik serioz mbijetsën të cilën mund të sigurojë vetëm në javën e fundit. Kjo e kësaj të Shtune do të jetë përballja e 6-shtë direkte në këtë sezon mes Djemëve të Detit dhe kuqebluve.  Në kampionat bilanci anon në favor të skuadrës së Armando Cungut që ka fituar sfidën e fazës së parë në Shkodër me rezultatin 1-0, dhe ka barazuar pa gola dy takimet e tjera, megjithatë ekipi i Maganit mund të krenohet me faktin që e eliminoi Vllazninë nga Kupa e Shqipërisë. 39 pikë kanë aktualisht kuqeblutë në klasifikim, 2 më shumë se Teuta. Vllaznisë i mjafton një pikë për të siguruar edhe matematikisht mbijetesën duke patur parasysh përballjen direkte mes Lacit dhe durrsakëve në javën e fundit, por ndërkohë një fitore e Teutës, do të fuste në vallen e mbijetesës kuqeblutë që do të luanin shpëtimin përballë Tiranës në Loro Borici. Në fakt kjo sfidë do të jetë e lidhur ngushtë edhe me rezultatet e dy takimeve të tjera të javës së 35-të, Flamurtari-Laci dhe Tirana-Luftëtari. Tafili i skualifikuar, Marku e Kapaklia të dëmtuar janë këto tre mungesat e Vllaznisë në këtë duel por lajmi i mirë për trajnerin Cungu është kthimi i Elis Bakajt dhe Florind Bardullës. Teuta në krahun tjetër është më e plotë dhe  ndaj shkodranëve do të zbresë në fushë vetëm për fitore për të mos vendosur në dyshim qëndrimin në elitën e futbollit shqiptar edhe për sezonin e ardhshëm.

Shpernda artikullin

Tottenham shkatërron Leicester

Artikulli Pas »

Laci-Flamurtari, “vula” për mbijetesën