Futboll

Futboll
fanella e re
  • Lexuar 1057

Fanella e re e Tottenhamit, tifozët të zhgënjyer

Të përçarë nga disa vija sepse disa i pëlqejnë dhe disa të tjerë jo. Tifozët e Tottenhamit nuk kanë pse të presin gjatë për të parë fanellat e reja të skuadrës së tyre, pasi ato janë gati dhe do të debutojnë gjatë kësaj fundjave në takimin me Hull City. Uniforma e re e ekipit londinez u prezantua fillimisht në rrjetet sociale, por vijat e pazakonta diagonale kanë shkaktuar reagime të ndryshme. Disave kjo risi u ka pëlqyer, ndërsa të tjerë tifozë kanë paralajmëruar se nuk kanë interes për ta blerë fanellën e re.

Ironitë siç ndodh në raste të tilla nuk kanë munguar më të zhgënjyerit që pretendojnë se këto vija duken si bar code apo gjurmë gomash. Duke parë reagimin e tifozëve, klubi sqaroi më pas në Twitter se për 6 vijat e stampuara në fanellë, frymëzimi është marrë nga emblema e klubit. Të parët që kanë pozuar me uniformën e re ishin Harry Kane, Christian Eriksen dhe Kyle, ndërsa Hugo Lloris dhe Michel Vorm prezantuan uniformën e re të portierëve, që gjithashtu duket mjaft ndryshe nga e tanishmja.

Shpernda artikullin

Duro: Europa do të jetë suksesi jonë

Artikulli Pas »

Gerard Pique: Kemi një sulm të frikshëm