Futboll

Futboll
roger-federer-wimbledon-trophy
  • Lexuar 153

Federer, rinia e dytë e nje Fenomeni

Ai eshte etiketuar si Fenomen, mbreti i kurorezuar qe qendron ne fronin e kompeticionit te Wimbledon, nje prej kampioneve me te forte ne historine e tenisit behet fjale pikerisht per Roger Federer, i cili me gjithe madheshtine qe i kane dhuruar arritjet ne karriere duke e cuar ne piedestal, ruan ato karakteristika aq te thjeshta, aq humane duke u emocionuar e prekur po njesoj si te gjithe. Emotiv vetem pak sekonda pasi fitoi finalen e ketij turneu e pa te shfaqeshin ne tribune kater femijet e tij, dy cifte binjakesh djem e vajza, me bashkeshorten Mirka. Lotoi kampioni, lotoi babai duke na dhuruar e intensfikuar edhe me shume emocionet, duke e plotesuar figuren e tij edhe me nje tjeter dimension, ate te prindit qe tashme pas gjithe ketyre arritjeve ne karriere deshiron te vihet ne prove edhe si baba duke i dhuruar shume me shume kohe familjes. Pikerisht ky ekuiliber qe ka ditur te ruaje dhe nevoja profesionale per te patur nje forme te mire fizike e bejne Federer tashme te jetoje nje Rini te dyte.

Ky eshte trofeu i tete i Wimbledon qe kampioni fiton ne nje prej fushave me te bukura te botes,  njekohesiht i 19 ne kete kategori per te, por sic premtojne te gjitha gjasat nuk duket te jete i fundit. Finalja e se dieles u dominua teresisht nga Federer ndoshta edhe fale performances se Cilic, i cili ishte ne nje gjendje te  kontraktuar. Filozofia e tij tashme qe i afrohet 36 vjetorit te lindjes duket teresisht e duhura: te luaje vetem ne kompeticione madhore dhe ne ato fusha qe i pershtaten stilit te tij te lojes. Ne kanavacen e vitit 2017 Federer pikturoi me shume elegance fitoren e Australian Open, ate te Indian Wells dhe te Miamit edhe pas nje pauze dy mujore vijoi me suksesin dhe triumfin me prestigjioz ate te Wimbledon. Nje mesazh i qarte ky per te gjithe kundershtaret: Federer zbret ne fushe vetem si fitues. Njeherazi edhe nje keshille per rivale e kolege si tij  si Andy Murray dhe Novak Djokovic, te cilet shfaqin shpesh probleme fizike, pasi tenisi i sotem eshte frenetik ne data dhe intensitet ndaj duket sikur Federer i keshillon pikerisht qe te zgjedhin cilesine edhe jo sasine.

Gjithsesi, kete jave fale disa perllogaritjeve matematiore Federer do ta gjeje veten te renditur te tretin ne klasifikimin boteror, por kjo nuk ndryshon faktin se ai eshte numri 1 i tenisit. Jo vetem per rezultatet por sepse ka punuar fort qe vetem te permiresohet. Goditjet e tij jane fuqizuar edhe me shume duke u bere me agresiv dhe me pak i cenueshem ne fushe. Kjo eshte historia e tij, historia e nje legjende te gjalle.

 

Shpernda artikullin

Man. United më pranë firmës me Perisic

Artikulli Pas »

Trajneri i kombëtares, në skenë del edhe Malesani