Connect with us

Hi, what are you looking for?

Sport

Federer apo Nadal? Tenisti grek zgjedh më të mirin në histori

Cili është lojtari më i mirë në historinë e tenisit mes Roger Federer apo Rafael Nadal? Është kjo pyetja së cilës ashtu si në debatin Cristiano Ronaldo apo Lionel Messi duket si e pamundur për t’i dhënë një përgjigje me bindje të plotë.

Por, edhe pse në një formë shumë diplomatike, ai që shprehet se fundmi në lidhje me më të mirin në historinë e tenisit është Stefanos Tsitsipas. Greku thekson se në mendimin e tij, lojtari më i mirë mund të konsiderohet edhe ai që afron më shumë njerëz me sportin dhe jo medoemos dikush që fiton më shumë tituj.
Lexo edhe:  

“Në mendimin tim, lojtari më i mirë në histori mund të jetë edhe dikush që afron më shumë njerëz me sportin. Pra, dikush që arrin të apasionojë njerëzit nëpërmjet sportit që ushtron si dhe ai që arrin të frymëzojë njerëzit në jetët e tyre të përditshme. Për mua lojtari më i mirë në histori nuk duhet të ketë me çdo kusht më shumë tituj se të tjerët. Sa i takon rastit Federer-Nadal, për mua është e qartë se Federer ka pasur një ndikim më të madh tek njerëzit se sa spanjolli”, u shpreh Tsitsipas për Marca-n.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...