Futboll

Futboll
Emiljano Musta
  • Lexuar 179

Flamurtari siguron Emiljano Musta

Është Emiljano Musta përforcimi më i ri i Flamurtarit. Skuadra vlonjate prezantoi në faqen e saj zyrtare mesfushorin teksa hedh firmën në kontratën e re me 25-vjecarin elbasanas që në këtë mënyrë pas eksperiencës dy vjecare te Teuta ku ka luajtur mbi 60 ndeshje fillon një aventurë të re ne Vlorë. Musta ishte një ndër të preferuarit e trajnerit Magani edhe sezonin e kaluar në skuadrën durrsake ku u aktivizua për një total prej 2 265 minutash duke shënuar një gol dhe dhënë 5 asiste.

Mesfushori është përforcimi i pestë zyrtar i skuadrës që drejtohet nga Shpëtim Duro në këtë seson të merkatos pas atyre te Ditmar Bicaj, Ardit Hoxhës, portierit Adis Nurkovic dhe mbrojtësit maqedonas Goran Siljanovski, fushatë që është e destinuar të vazhdojë duke parë dhe numrin e madh të largimeve nga skuadra vlonjate që edhe këtë verë i duhet të përjetojë një revolucion të vërtetë për sa i përket organikës në dispozicion të trajnerit. Flamurtari që e mbylli sezonin e kaluar në vendin e 8 të klasifikimit duke siguruar mbijetesën matematikisht vetëm në javën e fundit me Korabin synon që pas disa sezoneve tranzicion të ndërojë një skuadër të denjë për objektiva prestigjiozë për edicionin e ardhshëm me skuadrën që do të nisë grumbullimin në ditët e para të korrikut.

Shpernda artikullin

Sh. Tetovës “peshkon” Dacia Chisinau

Artikulli Pas »

Prishtina e pafat, shortohet me Norrkoping