Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Franca nuk bind, mposht me fat Australinë

Konsiderohet si nga favoritet e mëdha për të fituar Kupën e Botës Rusi 2018, por në ndeshjen hapëse, Franca nuk bindi aspak duke mposhtur me shumë fat 2-1 Australinë. Në Kazan Griezmann me shokë ishin shumë të paqartë në lojën e tyre me Socceros që për pak sa nuk i rrëmbyen një pikë Francës në debutimin e saj në Botëror. Në minutat e para Les Blues u shfaqën disi më mirë duke iu afruar golit me Mbappe e Griezmann, por me kalimin e minutave edhe Australia filloi të shikonte nga porta e francezëve teksa në më shumë se 1 rast u desh ndërhyrja e Lloris për të evituar golin e formacionit të Bert Van Marëijk. Në minutën e 57-të gjyqtari uruguaian Cunha i ndihmuar edhe nga sistemi VAR, akordoi 11-metërsh për francezët, penallti të cilën Griezmann e kthehu në gol, por festa e Didier Deschamps në stol zgjati fare pak sepse pas 4 minutash Australia barazoi shifrat. Umtiti bëri një gafë të rëndë duke prekur topin me dorë brenda zone, dhe gjyqtari nuk kishte dyshim duke akorduar një tjetër 11-metërsh këtë herë për australianët. Kapiteni Jedinak mposhti Lloris duke barazuar shifrat. Goli i fitores për francezët u realizua nga Pogba në minutën e 81-të. Një goditje pa shumë pretendime e mesfushorit të Manchester United u devijua nga Behich me topin që preku traversën dhe më pas kaloi vijën fatale. Me këtë fitore Franca u ngjit në krye të grupit C, në kuotën e 3 pikëve.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...