Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

FSHF zbulon programin e Kombëtares

Kur mbeten më pak se 2 javë nga grumbullimi i kombëtares kuqezi për dy sfidat eliminatore të Botërorit Rusi 2018 ndaj Lihteshtejnit dhe Maqedonisë që janë për t’u luajtur në datat 2 dhe 5  Shtator, Federata Shqiptare e Futbollit ka përcaktuar programin mediatik. Sa herë luan kombëtarja interesi i tifozëve dhe mediave është shumë i madh dhe të gjithë kërkojnë të jenë të informuar mbi situatën e ekipit përfaqësues.  Na datën 28 Gusht në orën 11:00, në selinë e FSHF, do të dalë përpara mediave trajneri Cristian Panucci i cili do të mbajë një konferencë për shtyp ku do të bëjë publike edhe listën e futbollistëve të grumbulluar për takimet shumë të rëndësishme ndaj Lihtenshtejnit dhe Maqedonisë. 1 ditë më pas në datën 29 Gusht në Hotel Tirana do të flasin për mediat dy futbollistë të ekipit përfaqësues emrat e të cilëve do të bëhen publik vetëm disa orë më herët. E njëjta gjë do të ndodhë edhe në datat 30 dhe 31 Gusht teksa po në Hotel Tirana në orën 13.30 do të dalin përpara mediave nga 2 futbollistë të ndryshëm. Në datën 1 Shtator në orën 18.30 në stadiumin Elbasan Arena do të zhvillohet konferenca për shtyp e trajnerit Panucci dhe kapitenit të kombëtares për sfidën ndaj Lihtenshtejnit. Në orën 18:00 në datën 2 Shtator do të luhet ndeshja ndaj Lihtenshtejnit, ndërsa që prej datës 3 të muajit tjetër vëmendja do të jetë e gjitha te Maqedonia. Vetëm 1 ditë pas sfidës ndaj Lihtenshtejnit në orën 9.15 të mengjesit nga stadiumi Elbasan Arena do të dalin në konferencë për shtyp dy futbollistë të ekipit kombëtar, ndërsa në datën 4 Shtator në orën 18 në ambientet e stadiumit të Strumicës ku do të zhvillohet ndeshja do të flasin përpara mediave trajneri Cristian Panucci dhe kapiteni. Në datën 5 Shtator në orën 20:45 do të luhet takimi me Maqedoninë ndërsa në datën 6 Shtator në orën 12 në selinë e FSHF, trajneri Panucci do të bëjë një analizë për paraqitjen e skuadrës në këto 2 sfida.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...