Futboll

Futboll
gagliardini-inter-visite-macchina-2016-2017-750x450
  • Lexuar 472

Gagliardini zyrtarisht i Interit: Synoj Champions-in

Inter-Gagliardini, marrëveshja finalizohet me sukses. Tashmë mesfushori i talentuar është me të drejta të plota një lojtar i Interit pasi arriti të mbyllte me sukses vizitat mjekësore në “Apiano Gentile”. Lojtari transferohet në Milano me formulën e huazimit nga Atalanta për 2 milionë Euro dhe me të drejtë blerjeje nga Interi për 20 milionë. “Objektivi? Sigurisht që është kualifikimi në Champions League”. Kjo ishte fjalia e parë e 22-vjeçarit të lindur në Bergamo, i cili do të bashkohet menjëherë me skuadrën për të nisur punën nën urdhrat e trajnerit Stefano Pioli. Sipas klubit të drejtuar nga kinezët e Suning, Gagliardini është vetëm hapi i parë për të ndërtuar një skuadër të re dhe të suksesshme me një të ardhme të madhe përpara. Objektivat e radhës do të jenë sërish lojtarë të rinj dhe me shumë mundësi po italianë, por mediat nuk hedhin poshtë asn mundësinë e goditjeve me peshë siç është rasti i grekut të Romës, Kostas Manolas. Suning është gati  të hapë thesin për t’i dhuruar trajnerit Pioli një emër me peshë në repartin e prapavijës duke parë pasiguritë e treguara nga Murillo dhe Ranocchia. KOntaktet me klubin verdhekuq kanë nisur por për ta shkëputur Manolas nga Roma duhen rreth 50 milionë Euro dhe nuk dihet ende nëse Interi është gati të bëjë një sforcim të tillë. NJë tjetër pengesë për të arritur te Manolas është edhe Jose Mourinho që e ka vendosur mbrojtësin ballkanas në krye të listës së dëshirave dhe sigurisht që nuk e ka aspak problem të shpenzojë 50 milionë Euro, apo ndoshta edhe më shumë.

Shpernda artikullin

Karabeci: Vazhdimësia na con drejt titullit

Artikulli Pas »

Moti i keq, anulohet etapa e 9-të e Rally Dakar