Futboll

Futboll
f-hannover-a-20151119-870x583
  • Lexuar 786

Gjermani-Holandë, në stadium ishin tre bomba

Miqësorja e së martës së kaluar ndërmjet Gjermanisë dhe Holandës, rrezikonte të shndërrohej në një masakër të vërtetë. Anullimi i ndeshjes evitoi “një sulm terrorist të përgatitur me detaje për të shkaktuar një kasaphanë në tribuna”.

 

Këto janë prapaskenat e zbuluara nga gazeta “Frankfurter Allgemein Sonntasgszeitung”, që citonte burime pranë Shërbimeve Gjermane të Inteligjencës.

 

Celula xhihadiste, e cila përbëhet nga pesë persona të skeduar nga autoritetet, por që vazhdojnë të qarkullojnë të lirë, kishte planifikuar shpërthimin e tre bombave në stadiumin e Hannoverit dhe dy bomba të tjera, në një stacion autobusi dhe një stacion treni.

 

Sipas planit të tërroristëve, bombat në dy pjesët e tjera të qytetit të Hannoverit, duhej të shpërthenin në të njëjtën kohë, me ato në stadiumin “HDI Arena”. Por, fatmirësisht informacioni shkoi në kohë te autoritetet, që neutralizuan rrezikun dhe vendosën ta anulonin miqësoren e Gjermanisë me Holandën vetëm pak minuta përpara fillimit.

 

Sipas gazetës, shërbimet e inteligjencës gjermane dhe policia në vend e njohin identitetin e atentatorëve, ndërsa kreu i grupit xhihadist mendohet se ka nënshtetësinë gjermane.

Shpernda artikullin

Përmbytjet shtyjnë sfidën Hajvalia-Trepça ’89

Artikulli Pas »

Ja pse erdhi suksesi i Barcelonës në El Clasico