Futboll

Futboll
GJICI
  • Lexuar 320

Gjici karikon skuadrën: Titulli detyrim!

Gjici zbret në fushë. Presidenti i Kukësit ishte i pranishëm në seancën e fundit stërvitore të drejtuar nga trajneri Ernest Gjoka. Numri 1 klubit zgjodhi të qëndronte për disa minuta pranë skuadrës për të inkurajuar sa më shumë ekipi në prag të një dueli jetik për historinë e kësaj skuadre. Pasi zhvilloi një bisedë të shkurtër me Nijaz Lenën, presidenti kuksian u ndal më pas për disa momente edhe te trajneri Ernest Gjoka. Për Gjicin, Kukësi synon të kurorëzojë me sukses punën e 5 viteve të gjata në Kategorinë Superiore me titullin e parë kampion. Asnjëherë më parë nuk ka qenë kaq pranë këtij objektivi skuadra verilindore që në “Zeqir Ymeri” ka mundësinë e artë për të mbyllur matematikisht garën. Gjici është pikërisht arkitekti i ngritjes së këtij klubi në majat e futbollit shqiptar dhe ai ëndërron që investimet e mëdha që ka bërë gjatë 5 sezoneve të fundit, t’i kthehen me një fitore në ndeshjen e së shtunës ndaj Skënderbeut

“Është ndeshja e 5 viteve bashkë sepse luftojmë për titullin dhe besoj se do të vijë dita që do të korrim suksesin. Eshte një ndeshje e fortë me një ekip që ka treguar prej 6 vitesh që është kampion. Nuk duhet të kemi presion por skuadra duhet ta vlerësojë shum kë të ndeshje. Ka ardhur dita që pas 5 vitesh të mbledhim frytet e punës tonë”.

Gjithsesi, numri 1 i klubit kuaksian tregohet i rezervuar dhe e pranon se futbolli është i paparashikueshëm, por ai shton se një fitore do të ishte qershia mbi tortë pasi qyteti e meriton të festojë me skuadrën.

Në futboll janë tre rezultate në lojë por ne na duhet fitorja dhe do të ishte qershia mbi tortë ta bënim këtë në Kukës. Besoj që ekipi e ka vleresuar maksimalisht. U bëj thirrje tifozëve të jenë në mbështetje të ekipit. Mos të ketë probleme asnjë tifoz, biletat janë te pika e shitjes. Kuksianët janë gati për të festuar titullin. Edhe Takaj pretendon për të fituar por nuk do të përsëritet më që ata ta fitojnë titullin këtu në Kukës. Janë 5 vjet investime pikërisht për të marrë këtë titull.”

I pyetur nëse ka një parandjenjë për lojtarin që mendon se mund të vendosë fatin e sfidës, ai përgjigjet.

“Nuk mund të përcaktoj asnjë lojtar që do të vendosë por skuadra është e impenjuar maksimalisht. E rëndësishme është që të fitojmë ndeshjen por se kush do ta shënojë golin kjo pak rëndësi ka”

Është pikërisht loja e skuadrës që Gjici dëshiron të shikojë në fushën e lojës, ajo skuadër që Gjoka tashmë e ka në kokën e tij pasi formacioni do të jetë i plotë me lojtarët që gjatë këtij sezoni janë aktivizuar në pjesën më të madhe të ndeshjeve titullarë. Në portë Koliçi do të mbrojë katërkëndëshin ndërsa Hallaçi e Imami nga krahët e mbrojtjes bashkë me dyshen e qëndrës Shameti e Alla do të vendosen përpara portës. Po 4 lojtarë do të rreshtohen edhe në mesfushë duke filluar nga e djathta me Dvornekovic dhe për të vazhduar me Musollin e Lenën në qëndër dhe Karikokën nga e majtë. Sulmi do të përbëhet nga dyshja e zakonshme, Emini-Pejic.

Shpernda artikullin

Sampaoli del hapur: Largohem nga Sevilla për Argjentinën

Artikulli Pas »

FSHF në seminar me temën “Futbolli dhe sfidat e kohës”