Futboll

Futboll
ernest-gjoka
  • Lexuar 355

Gjoka: Kukësi, për kampion edhe pa merkato

Kukësi e nis 2017-ën me dy tri lëvizje në dalje, por që nuk ndikojnë në cilësinë e skuadrës në garën për të dy trofetë e rëndësishëm të sezonit, titullin kampion dhe Kupën e Shqipërisë. Bekim Dema, Felipe Moreira dhe Fjoart Jonuzi zyrtarisht kanë shkëputur marrëdhëniet me skuadrën verilindore, që më 5 janar niset drejt Antalias në Turqi për fazën përgatitore. Në ditët e fundit të dhjetorit u afrua mbrojtësi Simon Rrumballaku, që u vu menjëherë nën urdhrat e Gjokës, por trajneri Tiranas nuk parashikon lëvizje të tjera të rëndësishme, për vetë faktin se në këtë periudhë futbollistët cilësorë pa kontratë janë të paktë në qarkullim.

“Kemi afruar në fund të dhjetorit Rrumbullakun, por janë larguar me marrëveshje Dema, Moreira dhe Januzi. Skuadra mbetet e fortë dhe e aftë për të synuar deri në fund titullin kampion. Sigurisht që nuk e përjashtoj mundësinë e afrimeve të tjera, por kjo do të ndodhë vetëm nëse ai apo ata që do të vijnë do të jenë më cilësorë se aktualët.”

Gjoka dëshiron si dhuratë nga presidenti Gjici vetëm një mesfushor krahu, pasi në cdo pozicion tjetër skuadra është e kompletuar.

“Ne trajnerët gjithmonë dëshirojmë të kemi sa më shumë lojtarë cilësorë, por në këto momente nëse do të ishte e mundur do të doja të afrohej një mesfushor anësor.”

Kukësi ka zyrtarizuar dy miqësore gjatë qëndrimit në Antalia, atë të datës 8 janar me Basaksehirin dhe të një javë më pas me Neftci Bakunë. Për Gjokën bëhet fjalë për dy teste shumë të rëndësishme për vijimin e garës së ashpër për titullin kampion.

“Nuk do t’i quaja miqësore luksi por dy takime shumë të rëndësishme për të kuptuar se ku do të jemi me përgatitjet para nisjes së pjesës së dytë të sezonit, ku pritet një garë vërtet shumë e ashpër.”

Partizani dhe Skënderbeu, mbeten dy rivalët më të fortë për titullin, por Gjoka thekson se nuk duhet anashkaluar Tirana, në varësi të lëvizjeve që do të bëjë gjatë janarit.

Shpernda artikullin

Takaj vendos: Ilir Daja në vend të Agostinellit

Artikulli Pas »

PSG zyrtarizon Draxler, kërkon Sanchez