Futboll

Futboll
gjoka (4)
  • Lexuar 354

Gjoka “nder” Flamurtarit, sezoni nis pa penalizim

Pas disa viteve pritje, por me “bonsens” dhe dëshirë që të mos bëhej ai shkaktari për ta nisur garën jo të barabartë. Ernest Gjoka vendosi të mos penalizojë Flamurtarin dhe priti zgjidhjen e çështjes së  pagave që klubi vlonjat i detyrohet për sezonin 2013-2014, kur trajneri drejtonte kuqezinjtë. Gjoka u paraqit këtë të hënë në zyrat e Federatës së Futbollit për të konfirmuar se nuk dëshiron penalizimin me pikë të Flamurtarit, por vetëm shlyerjen e pagesave që i takojnë me të drejtë.

Qëndrim i cili është marrë parasysh nga FSHF, që i garantoi se detyrimi 42 mijë eurosh do të shlyhet nëpërmjet fondeve të klubit vlonjat, që kalojnë në institucionin e futbollit nga e drejta televizive apo të ardhurave të tjera.

“Gjithmonë e kam thënë që nuk dëshiroja dënimin e Flamurtarit, por thjesht atë që më takon.”

Me durimin olimpik të treguar nga Ernest Gjoka gjatë gjithë këtyre muajve, Flamurtari eviton penalizimin, sipas të cilit skuadra rrezikonte ta niste kampionatin e ri me -6 pikë në renditje.

Gara në sezonin e ri të Kategorisë Superiore do të startojë e barabartë, me vlonjatët e Shtëpim Duros që pasi kanë qenë absolutisht klubi me merkaton më të bujshme dhe investimet më të mëdha, tashmë kandidohen për të qenë protagonistë dhe pse jo të luftojnë për titullin.

Shpernda artikullin

Ekuban: Leeds, mundësia që s’mund ta lija të më ikte!

Artikulli Pas »

Man. United më pranë firmës me Perisic