Futboll

Futboll
17972263_1012547062209720_5390267878948906380_o
  • Lexuar 255

Gjoka përgatit “tiki-taka” ndaj Tiranës

Pa gjysmën e titullarëve përballë Tiranës. Ernest Gjoka do të ketë një formacion të gjymtuar për sfidën e së dielës në Zeqir Ymeri dhe shqetësimi lidhet kryesisht me fazën mbrojtëse.

Duke nisur nga porta, ku Enea Koliçi ka dhimbje në dorën e djathtë dhe sipas gjasave do të detyrohet ti lejë vendin Kocit. Portieri ka sakrifikuar në javët e fundit duke u aktivizuar i dëmtuar, diçka që tashmë duket e pamundur prej shqetësimeve, por edhe për faktin se në këtë mënyrë do të rrezikonte të mbyllte përpara kohe sezonin.

Në repartin difensiv, mungesave të dy të dëmtuarve Shameti dhe Rrumbullaku, i shtohet edhe pezullimi i Eni Imamit. Sikur kjo të mos mjaftonte, në dyshim është edhe Albi Alla. Mbrojtësi, që ka qenë zbulimi i këtij sezoni vuan nga një virozë e stinës dhe prej temperaturës së lart u shtrua në spital me serume.

Të vetmit në dispozicion në mbrojtje janë kapiteni Hallaci e Memini, që ndaj Tiranës do të luajnë nga krahët, por edhe Entonio Pashaji. Ky i fundit do të aktivizohet në qendër, edhe pse ka thuajse tre muaj pa luajtur. Mbetet për tu parë nëse përkrah Pashajit do të jetë gati në kohë Alla, apo nëse trajneri Gjoka do të zmbrapsë Musolli. Një tjetër mungesë është ajo e sulmuesit të krahut, brazilianit Elton Kale.

Mungesat e shumta mbi të gjitha në mbrojtje, e detyrojnë Kukësin që përballë Tiranës të praktikojë “tiki taka”-n. Veri-lindorët do të provojë të mbajë kontrollin e lojës për të evituar daljet e rrezikshme të kundërshtarëve. Vëmendja e stafit teknik është përqendruar gjithashtu edhe te rregullimi i “shënjestrës” përpara portës. Për të evituar një tjetër ndeshje si me Vllazninë. Trajneri Ernest Gjoka e ka të qartë se në këtë pikë të kampionatit, gara për titull do të përcaktohet pikërisht nga golat.

 

Shpernda artikullin

Flamurtari-Vllaznia, beteja për objektiva të ndryshëm

Artikulli Pas »

Luftëtari-Korabi, jep verdiktin e parë?!