Futboll

Futboll
HALILI
  • Lexuar 216

Halili: Duam vendin e katërt dhe Kupën

Fazat përgatitore e janarit pëvecse për arritur formën e duhur fizike për pjesën e dytë të sezonit shumë skuadrave u shërben për të rikuperuar futbollistët nga dëmtimet e pësuara. I tillë është edhe rasti i Argent Halili,  portierit të Flamurtarit, i cili nuk luajti asnjë minutë në miqësoren e humbur 2-0 ndaj skuadrës kazake, FK Tobol. 34-vjecari bëson se për pjesën e dytë të sezonit do të mund të japë kontributin e tij për kuqezinjtë.

“Pata dëmtim të rëndë i gëzuar që po e kaloj, jam me grupin dhe po marr ngareksësn e plotë për të qenë pjesë e skuadrës edhe në pjesën e dytë të sezonit. Kushtet janë shumtë të mira, për një fazë përgatitore sa më të mirë.”

Humbja në miqësoren e parë në tokën turke nuk është aspak shqetësuese për Halilin, që përtej rezultatit vlerëson lojën e skuadrës vlonjate sidomos në pjesën e parë.

“E kam parë ndeshjen nga jashtë. Jam në të njëtën linjë me trajnerin. Pavarësisht humbjes cunat bënë një ndeshje të mirë me aksione dhe rrjedhshmëri, pra me njq lojë ishte pozitive.”

Flamurtari edhe pse ka një organikë tepër cilësore për të pretenduar titullin, për shkak të problemeve që ka kaluar gjatë dy fazave të para renditet në pjesën e poshtme të tabelës. Gjithsesi Halili beson se kuqezinjtë mund ta mbyllin kampionatin në katërshen e parë, ndërsa trofeu i Kupës mbetet një objektiv real.

“Në asnjë herë nuk e kemi menduar rënien, kemi objektiv të marrim maksimumin në cdo ndeshje shpresoj që edhe me përforcimet të ngjitemi lartë pse të jemi në katërshën e parë ose të fitojmë kupën për të luajtur në europë. Sezon i vështirë por u zgjidhën problemet. Kupën do ta tentojmë deri në fund dhe të mbyllim se zezon pozitiv me këtë trofe.”

Shpernda artikullin

Sulmuesi moldav Leuca bashkohet me Tiranën

Artikulli Pas »

NBA, bien Cleveland dhe Houston