Futboll

Futboll
el-padre-de-neymar-dice-que-solo-queria-jugar-en-el-barca_0
  • Lexuar 690

I ati i Neymar mohoi zërat për kalimin te Reali

Lajmi se Reali i Madridit po planifikon blerjen e Neymar bëri shumë shpejt xhiron e Botës duke e detyruar të atin e sulmuesit të Barcelonës të dalë për të sqaruar se i biri i tij nuk ka ndër mend të largohet nga katalanasit edhe pse nuk ka asnjë të re në lidhje me rinovimin e kontratës që e lidh me klubin blaugrana . “Ju kujtoj se Neymar ka dhe tre vjet kontratë me Barcelonën, – duklaroi i ati i Neymar duke shtuar, – si do të shkojnë gjërat? Për këtë duhet të flasim. I vetmi objektiv i Neymar është që të ruajë ritmin“. I ati i Neymar u tregua i kujdesëshëm që të mohonte se Reali i Madridit ka shfaqur interes për të transferuar birin e tij në Santiago Bernabeu, por nuk u përgjigj nëse Neymar synon që të rinovojë kontratën me Barcelonën.

Lajmi se Reali ishte gati të paguante shumën prej 190 milionë Eurosh të klauzolës që parashikohet në kontratën e Neymar shkaktoi jo pak sensacion, pasi nëse do të realizohej do të përbënte operacionin më të madh në sportin botëror. Kjo në fakt është një cështje që ka përcarë edhe vetë tifozët e Realit. E përditëshmja shumë pranë klubit mbretëror, Marca realizoi një sondazh ku pyeste tifozët, “A do t’i paguanit 190 milionë Euro për Neymar?”. 48 % e të anketuarve u shprehënj se do të ishte e drejtë që të paguhej kjo shumë, ndërsa 52 % e tifozëve konsideronin se 190 milionë Euro është një cmim i ekzagjeruar.

Shpernda artikullin

Kushta, “shigjeta” drejtuesve: Flamurtari po keqmenaxhohet!

Artikulli Pas »

Australian Open, Murray e Wawrinka në 1/8