Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Iuliano: Partizani do të rikthehet kampion

Mark Iuliano nuk e fsheh aspak faktin që Partizani është një dashuri me shikim të parë për të. Trajneri italian e pranoi se mënyra se si është pritur në Tiranë por edhe atmosfera në klubin e kuq e kanë lënë pa fjalë. Në përfundim të miqësoren kundër Ternanas, Iuliano u përqëndrua fillimisht te miqësorja e humbur por i kushtoi pak rëndësi rezultatit, duke theksuar se është vetëm fillimi i fazës përgatitore.

“Ishte një ndeshje e bukur, u dëfryem. Pashë në fushë dy skuadra që reflektuan se janë në faza të ndryshme përgatiore pasi Ternana po bëhet gati për sezonin e ri që nis pas një jave, ndërsa ne jemi ende në fillim të fazës përgatitore. Jam shumë i kënaqur nga ajo që lojtarët e mi dhanë në fushë dhe i uroj fat Ternanas”.

Pyetjes së gazetarit italian në lidhje me vendimin për të nisur një aventurë të re në Shqipëri, Iuliano i përgjigjet disi me nota romantike.

“E mora këtë vendim sepse klubi më bindi me projektin që ka. Tirana është një qytet i bukur. Klubi më ka vënë në dispozicion gjithçka kam kërkuar dhe gjetëm gjuhën e përbashkët që në fillim si me presidentin ashtu edhe me skuadrën dhe jam shumë i lumtur për këtë aventurë. Po përgatitemi për të ecu sa më shumë në kampionat edhe pse jemi ne hapat e parë. Duhet të punojmë më shumë dhe të jemi më të zotët dhe më dinakë se rivalët për të arritur më shumë se vendi i dytë. Partizani ka qenë shumë pranë suksesit por ka ardhur momenti që presidenti dhe tifozët të shpërblehen me diçka më shumë”.

Në vijim, numri 1 i stolit të kuq e pranon së dëshira e treguar nga futbollistët për të mësuar sa më shumë, e ka shtangur disi.

“Kampionati shqiptar është një miksim mes atij fizik dhe teknik. Është i kompletuar sepse ka shumë talente të jashtëzakonshëm në nivelin teknik por ndoshta në aspektin taktik kanë ende punë për të bërë. Ajo që më mbush me optimizëm është se kanë shumë dëshirë të mësojnë dhe mjaftojnë pak seanca stërvitore për të praktikuar atë që u mëson. Në këtë këndvështrim jam disi i surprizuar por edhe i kënaqur sese këta djem janë gati të mësojnë çdo ditë e më shumë, gjë e cila në Itali ndonjëherë është e vështirë të ndodhë pasi lojtarët ekspertë mendojnë se dinë gjithçka”.

Panucci pasardhës i De Biasit, ndërsa Iuliano drejtues i një prej skuadrave më të rëndësishme të vendit. Futbolli shqiptar ka shumë nuanca italiane dhe Iuliano ndihet krenar për këtë fakt.
“Nuk kam pasur ende mundësi të bisedoj me trajnerin  e Kombëtares, Christian Panucci pasi kam punuar shumë me organizimin e aspektit teknik sepse çdo vendim që merret në klub duhet të kalojë në duert e mija. Kam pasur pak kohë për të riorganizuar disa gjëra. Fakti që Panucci është në stol dhe De Biasi ka drejtuar Shqipërinë është një avantazh për ne italianët. Shqipëria po zhvillohet në mënyrë befasuese dhe i ftoj njerëzit ta vizitojnë këtë vend që më ka lënë pa fjalë pasi nuk mendoja se do të përballesha me këtë dëshirë që kanë njerëzit aty për futboll dhe për t’u rritur si në nivelin ekonomik, politik apo sportiv”.

Në fund, Iuliano bën një koment edhe për presidentin Gazment Demi.

“Kemi një president që qëndron shumë pranë skuadrës dhe kërkon që Partizani të jetë skuadra më e fortë në Shqipëri. E do këtë klub, ka investuar shumë dhe kërkon maksimumin nga lojtarët dhe gjithë stafi”.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...