Futboll

Futboll
15391431_1791581441097970_8272618258743025784_o
  • Lexuar 553

Josa: Jo Partizanit në “Selman Stërmasi”

Mirel Josa i jep një mesazh të qartë Flamurtarit para sfidës me kuqezitë në Vlorë. Trajneri i Tiranës deklaroi para mediave në konferencën e zakonshme para takimit se bardheblutë do të udhëtojnë në këtë transfertë për të marrë tri pikët, aq me tepër që rezultatet e javës së 14-të po favorizojnë bardheblutë.

“Ne po kalojmë një situatë pozitive dhe jo vetëm për faktin se rezultatet tona kanë qenë të mirë. Vllaznia ndali Skënderbeun, ndërsa Partizani përplaset me Kukësit. Pavarësisht problemeve që kemi do të shkojnë në vlorë për rezultat pozitiv dhe për ne rezultat pozitiv është fitorja.”

I pyetur për gjendjen fizike të Mucës dhe Merveille, Josa la të kuptohet që qendërbmrojtësi do të jetë pjesë e formacionit, ndërsa sulmuesi nga Kongo ndoshta nuk do të udhëtojë drejt Vlorës, ndërkohë që Karabeci dhe Teqja janë të pezulluar.

“Nuk mendoj që Muca ka probleme serioze. Ai është stërvitur vecmas, por kur e kam pyetur më është përgjigjur se nuk ndjen dhimbje. Përsa i përket Merveille aktivizimi i parakohshëm mund të jetë rrezik për të.”

Trajneri kryeqytetas ka një mesazh edhe për lojtarët e stolit, për të cilët ky mund të jetë shansi ideal për të treguar se e meritojnë ta veshin fanellën bardheblu.

“Gjatë kampionatit mungesat janë të pashmangshme kështu që një skuadër pretendente duhet të jetë e përgatitur përtë mungesat e shumta. Ky është një shans për ata lojtarë që nuk kanë luajtur dhe që e kanë pritur momentin për të qenë në fushë. Duhet ta shfrytëzojnë dhe të tregojnë se vlejnë.”

Josa sheh një rivalitet më të fortë për titullin krahasuar me sezonet e fundit ku ka dominuar Skënderbeu, ndërsa e shpreh hapur mendimin e tij kundër zhvillimit të ndeshjeve të Partizanit në “Selman Stërmasi”.

“Skuadrat rivale të Skënderbeut janë rritur më shumë, dhe të os harrojmë edhe Vllazninë dhe Flamurtarin, dy skuadra këto edhe më të forta sesa një vit më parë. Partizani në “Selman Stërmasi”? Unë dua që në këtë stadiumin  të luajë vetëm Tirana. Nuk më pëlqen që terreni të ngarkohet më shumë. Vetëm kjo më shqetëson asgjë tjetër.”

 

Shpernda artikullin

Enea Jorgji “kirurgjikal” në dy sfidat e fundit

Artikulli Pas »

CAS lë në fuqi pezullimin për Sepp Blatter